LAJMI I FUNDIT:

Putin shihet me njolla në faqe – presidenti rus nuk shfaqet në lojën vjetore të hokejit

Putin shihet me njolla në faqe – presidenti rus nuk shfaqet në lojën vjetore të hokejit

Pikëpyetjet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin edhe sot janë shtuar teksa ai humbi lojën e tij të dashur vjetore të hokejit në akull – duke u shfaqur vetëm përmes një video-lidhje ku kishte shenja misterioze në fytyrë.

Putin u tërhoq nga ndeshja “Night Hockey League” në të cilën ishte “pritur” të garonte dhe dërgoi një video mesazh ndërsa ishte në Socchi, vendpushimi i Detit të Zi ku ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja.

Dora e Vladimir Putinit është filmuar duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në një video të re
Lexo po ashtu Dora e Vladimir Putinit është filmuar duke u dridhur në mënyrë të pakontrolluar, në një video të re

Ajo që ka shtuar spekulimet për shëndetin e presidentit rus ishin njolla të errëta në faqet e tij që mund të ishin maskuar nga grimi.

Një burim nga Moska i tha gazetës se loja amatore “ishte gjithmonë një datë e caktuar në ditarin e Putinit. Diçka duhet të ndodh që ai të mos shfaqet”.

“Është hera e dytë në historinë e ndeshjeve gala që nga viti 2012 që presidenti mungon”, shkruan gazeta East2West.

Putin do t'i nënshtrohet një operacioni për kancer, pushtetin do t'ia transferojë "përkohësisht" ish-shefit të FSB-së
Lexo po ashtu Putin do t'i nënshtrohet një operacioni për kancer, pushtetin do t'ia transferojë "përkohësisht" ish-shefit të FSB-së

Mos-shfaqja e Putinit në atë rast thuhet se u bë për çështje shëndetësore, raporton nypost.

Pyetjet në lidhje me shëndetin fizik të Putinit janë rritur pasi ai së fundmi u pa duke u ënjtur dhe duke kapur në mënyrë të sikletshme një tavolinë gjatë një video takimi me Ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ai gjithashtu u shfaq i paqëndrueshëm gjatë një shërbimi të Pashkëve Ortodokse në Moskë – edhe pse disa raporte kanë sugjeruar se ai nuk ishte as aty dhe se videoja ishte përgatitur nga Kremlini.

Një video tjetër, e postuar në faqen Visegrad 24 në Twitter, tregonte Putinin duke e mbajtur dorën pasi ajo i dridhej përpara një takimi të fundit me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Pamjet e takimit Putin-Shoigu, shtojnë zërat se gjendja shëndetësore e presidentit rus është shumë e rëndë
Lexo po ashtu Pamjet e takimit Putin-Shoigu, shtojnë zërat se gjendja shëndetësore e presidentit rus është shumë e rëndë

Raporte të tjera kanë sugjeruar se Putini së fundmi ka mbajtur dhjetëra takime sekrete me një mjek të kancerit – dhe është bërë aq paranojak për shëndetin e tij, saqë është kthyer në terapi jokonvencionale.

Kremlini ka mohuar çdo pretendim se presidenti rus është në gjendje të keqe shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori