LAJMI I FUNDIT:

Putin po vë bast për një luftë të re në Evropë, Kosova dhe Serbia në qendër të planeve të tij

Putin po vë bast për një luftë të re në Evropë, Kosova dhe Serbia në qendër të planeve të tij

Presidenti rus, Vladimir Putin po vë bast për një luftë të re në Evropë, e kjo sipas mediumit gjerman “DerWesten”,mund t’i shërbejë atij për të zhvendosur vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe për të dobësuar mbështetjen perëndimore.

Në një artikull të publikuar nga ky medium thuhet se sipas ekspertëve të Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, presidenti rus po punon për një luftë të re në Evropë për të dobësuar mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë. Serbia mund të jetë shkaku.


Dy ekspertë amerikanë të Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive paralajmërojnë për një luftë të re, që mund t’i shërbejë presidentit Putin. Sipas disa vlerësimeve të tyre në “Wall Street Journal”, Ballkani mund ta ndihmojë atë, sepse një front i ri mund ta dobësojë mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë.

Mediumi gjerman tutje shkruan se një konflikt i ri do t’i jepte Kremlinit një mundësi që të zhvendosej vëmendjen nga Ukraina.

Tensione të forta mes Serbisë dhe Kosovës

Për këtë sipas “DerWesten”,Ballkani Perëndimor është më i përshtatshëm. Në vitet ’90, ai ka qenë nën tensione të mëdha me luftën në Jugosllavi. Veçanërisht nga Serbia, që dëshiron të zgjasë ndikimin në shtetet fqinje.

Kohët e fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar hapur se do të sulmojë Kosovën. Për këtë, ai vazhdimisht refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit për “veprim dypalësh” midis Serbisë dhe Kosovës, e cila duhet të sigurojë marrëdhënie paqësore.

Edhe për rajonin, Shtetet e Bashkuara kanë parashikuar një rrezik më të lartë të dhunës, paralajmërojnë ekspertët.

“Kjo do të kishte avantazhe të mëdha për Putinin, andaj Rusia nuk ka nevojë të dërgojë ushtri në rajon. Ajo thjesht duhet të mbështetet në Serbi për të përhapur dhunën dhe pasigurinë”, shkruan mediumi gjerman. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori