LAJMI I FUNDIT:

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Presidentit rus, Vladimir Putin i është bërë një pyetje në lidhje me propozimin e SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën.

Ai filloi duke falënderuar Donald Trumpin që “i kushtoi kaq shumë vëmendje rregullimit të konfliktit në Ukrainë”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Presidenti rus thotë se ka pasur “shumë pyetje në lidhje me armëpushimin” dhe shton se ai duhet të flasë së pari me Trump.


Më tej ai theksoi se “jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet në supozimin se armëpushimi do të çonte në paqe afatgjatë, diçka që do të largonte arsyet fillestare të krizës”.

Putin më pas vazhdoi duke iu referuar vizitës së tij në rajonin e Kurskut dhe e përshkruajti situatën atje si “plotësisht nën kontrollin tonë”.

Në rrethana të tilla, thotë ai, do të jetë mirë për Ukrainën – duke nënkuptuar se nuk do të jetë mirë për Rusinë – të arrijë një armëpushim 30-ditor.

Ai gjithashtu thotë se forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjitha zonat në front dhe thotë se hapat e ardhshëm në konflikt do të marrin parasysh zhvillimet “që ndryshojnë shpejt” në front. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori