Puthjet mes Limit dhe Dolces, Alba: Aty e kuptova që e kam humbur

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, Alba, ka shprehur hapur zhgënjimin e saj pas afrimitetit të dukshëm mes Limit dhe Dolces.
Puthjet mes dyshes, të cilat u panë nga banorët dhe publiku, duket se kanë qenë momenti vendimtar që e bëri Albën të kuptojë se raporti i saj me Limin ka marrë fund.
Gjatë një bisede me disa nga banoret e tjerë, Alba foli me sinqeritet për ndjenjat e saj, duke pranuar se situata e ka prekur emocionalisht. “Jam çuditur nga puthja, aty e kuptova që e kam humbur”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se shpresat për një rikthim mes saj dhe Limit janë shuar.
Alba dhe Limi kanë një histori të përbashkët që daton nga koha kur të dy ishin pjesë e spektaklit Ferma VIP, ku mes tyre kishte lindur një lidhje që u komentua gjerësisht.
Kjo e kaluar e përbashkët ka bërë që raporti i tyre në Big Brother VIP Kosova të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të ngjallë pritshmëri te publiku.
Ndërkohë, Limi duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale, duke krijuar një afërsi gjithnjë e më të madhe me Dolcen gjatë qëndrimit të përbashkët në BBVK. Puthjet dhe momentet intime mes tyre kanë konfirmuar se mes dyshes po lind një lidhje e re, ndërsa Alba po përballet me realitetin e ri brenda shtëpisë. /Telegrafi/




























































