LAJMI I FUNDIT:

Pushuesit nga Kosova të favorizuar nga moskërkimi i testeve për COVID-19 në Shqipëri

Pushuesit nga Kosova të favorizuar nga moskërkimi i testeve për COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve të Kosovës për pushime. Këtë e tregojnë edhe shifrat e mëdha të atyre që çdo fundjavë kalojnë pikën kufitare të Morinës, kush për plazh e kush për vizita në vende atraktive të trashëgimisë kulturore e historike.

Numri i tyre sa vjen e rritet, si rezultat i përmirësimit të motit, por edhe më shumë po ndikon rënia e numrave të të infektuarve me COVID-19.


Megjithatë, vizitat turistike apo edhe ato për pushime gjatë verës, sipas kryetarit të Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, kryesisht nuk bëhen me rezervime nëpër agjenci turistike.

“Ka plot agjenci turistike që kanë lidhur kontrata me agjenci në Shqipëri dhe ka plot prej tyre që kanë ofertat e tyre për bregdetin shqiptar, por një numër i madh shtetasish nga Kosova kanë banesat e tyre në Shqipëri, pra shkojnë individualisht”, thotë Baki Hoti, kryetar i UTK.

Mbi 41 mijë qytetarë nga Kosova shkuan për dy ditë në Shqipëri
Lexo po ashtu Mbi 41 mijë qytetarë nga Kosova shkuan për dy ditë në Shqipëri

Por, kjo situatë po ndryshon, sidomos në dy vitet e fundit. Sipas menaxheres në agjencinë Fibula Travel Agency, janë shtuar shumë kërkesat për vizitat turistike në Shqipëri.

“Ndryshe nga vitet e kaluara, vjet kemi pasur shumë kërkesa dhe sivjet gjithashtu për akomodim në hotele në Shqipëri”, thotë Fidane Ymeri, menaxhere në Fibula.

Sipas Ymerit, në rritjen e numrit të pushuesve ka ndikuar moskërkimi i testit dhe ulja e numrave të infektimeve nga virusi.

“Njëra prej arsyeve kryesore është që nuk kërkohet testi. Në bazë të kërkesës jashtëzakonisht të madhe nuk po shoh ndonjë frikë tek klientët”, shtoi ajo.

Ndërsa, Baki Hotit, shton se rritja e turizmit në të dyja anët e kufirit ka ardhur edhe si rezultat i punës së përbashkët të unionit të turizmit të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Pas Shqipërisë, për shqiptarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Turqia vazhdojnë të jenë dy destinacione që kërkohen shumë, sidomos për pushimet e verës. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori