LAJMI I FUNDIT:

Pushtuesit e majave: Nga Kosova drejt Kilimanxharos

Pushtuesit e majave: Nga Kosova drejt Kilimanxharos

Pasion e kanë ecjen nëpër terrene të vështira. Ëndrra e 22 alpinistëve kosovarë nuk merr fund as kur do t’i dalin në krye majave më të larta në botë – secila sipas tyre është vetëm një triumf i radhës.

Maja më e lartë në Afrikë, Kilimanxharo në Tanzani, është synimi i ardhshëm i tyre. Thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për të përballur sfidat bashkë me mungesën e oksigjenit në lartësinë mbidetare 5896 metra. Do të nisen nga Prishtina të hënën, për të filluar mandej më 1 mars aventurën që pritet të zgjasë shtatë ditë, shkruan sot “Koha Ditore”.


Ngjitja në Kilimanxharo është pjesë e stërvitjeve që katër persona nga klubi alpin “Prishtina” janë duke i bërë tash e sa vjet edhe për pushtimin e Mount Everestit, majës më të lartë në botë me lartësi mbidetare prej 8 mijë e 848 metrash. Shkeljen e Everestit, në Nepal të Azisë, synojnë ta bëjnë vitin e ardhshëm.

Alpinisti Nazmi Hasanramaj nuk gjen një fjalë për të përshkruar arsyen se pse e do pushtimin e bjeshkëve.

“Është mënyrë jetese”, ka treguar ai, duke shtuar se lidhet shumë me sport, por që nuk është sport. “Nëse veç ke preferencë për atë punë fillon të synosh lart e më lart, edhe e sheh që nuk ka limit, nuk ka një kufi ku ndalesh”!

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori