Pushimet e ngrohta të Lorik Canës, i buzëqeshur mes dy dashurive (Foto)

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka filluar pushimet për këtë vit bashkë me familjen e tij.
Në rrjete sociale, Loriku ka shpërndarë një fotografi ku duket në plazh bashkë me djalin Boikenin dhe bashkëshorten Monika.
“Dashuria e jetës”, shkruan Loriku në diçiturën e fotografisë ku duket më i lumtur se asnjëherë në shoqërinë e familjes së mrekullueshme, si dhe në formë fizike perfekte.
Djali i Lorikut lindi në shtator të vitit 2015 dhe nuk ka mbushur ende 2 vjeç.
Siç duket nga fotografia, Loriku është treguar i kujdesshëm që të mos tregojë dhe fytyrën e djalit të tij, që deri më tani nuk e ka shfaqur asnjëherë në media. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































































