LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Vala e dytë e coronavirusit është e parashikueshme, por në arsim nuk janë bërë përgatitje për këtë fazë

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci në një intervistë për Telegrafin ka folur për organizimin e mësimit nëpër shkolla në kushte pandemie, për skenarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që po aplikohen tashmë në Kosovë, për raportin e Bankës Botërore dhe për dëmet që ka shkaktuar pandemia në arsimin e Kosovës.

Pupovci gjatë kësaj interviste ka vlerësuar se MASH-i nuk ka bërë përgatitjet e duhura për aplikimin e skenarit C, i cili parasheh mësimin në distancë në rast të përkeqësimit të situatës me COVID-19.


Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës tha se deri më tani do të duhej të krijohej një situatë më e rregullt.

“Unë nuk po shoh që ka ndonjë përgatitje të veçantë për mësimin në distancë, përveç që janë bërë disa regjistrime të njësive mësimore dhe po vazhdon regjistrimi i tyre, mirëpo regjistrimi i njësive mësimore dhe emetimi i tyre është për raste emergjente, ndërkaq në këtë situatë, mendoj se është dashur të krijohet një situatë më e rregullt”, thotë Pupovci.

Prof. Dukagjin Pupovci gjatë intervistës për Telegrafi.com

Sipas Pupovcit, situata e krijuar tani është e parashikueshme, për dallim nga marsi i këtij viti, kur askush nuk e priste se do të përballeshim me pandemi.

“Nuk mendoj se janë bërë përgatitjet që është dashur të bëhen, sepse ka qenë një situatë e parashikueshme, nëse në mars ka qenë situatë e paparashikueshme, atëherë tash është situatë e parashikueshme dhe nuk mund të jemi në nivelin e performancës sikur në mars e në prill të këtij viti”, u shpreh ai.

Zemaj: Po e bëjmë gati Spitalin për COVID-19 me 500 shtretër
Lexo po ashtu Zemaj: Po e bëjmë gati Spitalin për COVID-19 me 500 shtretër

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar gjatë fundjavës se ditëve në vijim do ta bëjë̈ gati Spitalin për COVID-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Në intervistën për Telegrafin, Dukagjin Pupovci ka folur po ashtu edhe për dëmet që i ka shkaktuar pandemia arsimit dhe për raportin e Bankës Botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori