Në pikën kufitare të Jarinjës, është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Këtë e ka bërë të ditur Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.Ai ka thënë se Vukashinoviq është arrestuar vetëm pse punon në një kompani kosovare."Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë. Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.  Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës", ka thënë Pacolli.


Pacolli ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë. Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç./Telegrafi/