eksperti-banner

Komuna e Kaçanik ka njoftuar se nga sot do të vazhdojnë punimet në rrugën “Qamil Ilazi”, në segmentin nga Shtëpia e Mallrave deri te hyrja e objektit komunal.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë zhvillimit të punimeve qytetarët kërkohet të largojnë automjetet e parkuara dhe të shmangin parkimin në këtë segment rrugor, me qëllim të mbarëvajtjes së punimeve dhe parandalimit të dëmtimeve të mundshme të automjeteve.


Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët deri në përfundimin e punimeve në këtë zonë. /Telegrafi/