Veton Alushaj, është në mesin e 220 punëtorëve në spitalin special për terapi fizikale dhe rehabilitim Onix Spa në Banjë të Pejës, i cili është larguar nga puna më 13 mars.
Pezullim i tij erdh pas vendimit të Qeverisë se Kosovës, për ndërprerjen e veprimtarisë së disa bizneseve, si masë për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19.
Alushaj, që ka kryer punën e fizioterapeutit, ka marrë pagë nga punëdhënësi vetëm për ditët sa ka punuar në muajin mars, kurse pret që pagën e ardhshme ta marrë nga Qeveria e Kosovës.
“Po presim nga Qeveria e Kosovës për të marr 170 euro për muajin prill dhe maj. Kjo shumë edhe pse nuk është e mjaftueshme, megjithatë do të jetë ndihmë për ne. Nuk besoj se pronari ka mundësi për të na paguar, pasi nuk dihet se sa do zgjasë kjo situatë,” thotë Alushaj.
Xhevdet Shoshi, pronar i spitalit special për terapi fizikale dhe rehabilitim Onix Spa në Banjë të Pejës, thotë se e ka të pamundur që të paguajë pagat e punëtorëve për muajin prill dhe maj.
Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson se pas vendimit të qeverisë për mbylljen e disa bizneseve, 518 vizitorë janë larguar nga objekti, kurse 220 punëtorë janë pezulluar nga puna.
Sipas tij, paga mesatare në këtë kompani për një punëtor është 450 euro apo në përgjithësi, pagat për punëtorët kapin shifrën prej 90 mijë eurove në muaj. Kjo shumë, thotë Shoshi, është e papërballueshme për të, në kohën kur e ka mbyllur aktivitetin biznesor dhe rrjedhimisht nuk ka të hyra financiare.
“Të gjithë punëtorët janë në shtëpi. Po presim zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 170 euro në muaj. Ne kemi listën e punëtorëve të cilët janë paguar për muajin mars. Atë listë do e dërgojmë”, tha Shoshi.
Shumë biznese private në Kosovë kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre, duke u detyruar që të largojnë edhe punëtorët nga puna. E gjithë kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Për t’i dalë në ndihmë bizneseve, përmes pakos emergjente, Qeveria e Kosovës ka paraparë disa masa si ndihmë në përballje me pasojat e pandemisë. Zyrtarë të qeverisë, thonë se të gjithë punëtorët që kanë humbur vendin e punës pas shpalljes se masave nga qeveria, do përfitojnë nga 170 euro për dy muajit e ardhshëm. Qeveria tashmë ka ndarë mbi 170 milionë euro për një pako stimuluese për tejkalimin e krizës ekonomike si pasojë e COVID-19.
Për të përfituar nga këto masa, zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se shumë shpejtë do të ketë një sistem të hapur (online) në Administratën Tatimore të Kosovës, që kompanitë të dorëzojnë listën e punëtorëve.
Pagesat, thotë Krasniqi, do të shkojë në llogaritë bankare të punëtorëve dhe jo të punëdhënësit.
“Kompania duhet të sigurojë listën e punëtorëve, llogarinë bankare të punëtorëve dhe ato do të transferohen direkt te punëtori. Lista e dërguar nga kompania, verifikohet nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës”, shprehet Krasniqi.
Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh në Kosovë. Në këtë sektor llogaritet se punojnë mbi 220 mijë persona.
Në anën tjetër, Oda e Afarizmit të Kosovës, konsideron se shuma e përkrahjes për punëtorët duhet të jenë 220 euro dhe jo 170 euro siç është paraparë në pakon emergjente. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij