LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e kompanive të pastrimit duhet të përfshihen në pakon emergjente fiskale

Punëtorët e kompanive të pastrimit duhet të përfshihen në pakon emergjente fiskale

“GREEN ART CENTER-PRISHTINA” (GAC), i bën thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojnë Pakon Emergjente Fiskale dhe të mbështesin dhe vlerësojnë punën e sektorit të pastrimit si më i rëndësishmi për kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos gjatë tejkalimit të kësaj krize.

Në këtë kohë pandemie ku rreziku i përhapjes së virusit Covid-19 ka prekur krejt botën dhe numri i të prekurve është duke u rritur gjithashtu edhe në Kosovë, punëtorët e grumbullimit të mbeturinave nëpër komuna nuk po ndalen në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve ku përveç grumbullimit të mbeturinave njëherësh po kontribuojnë edhe në dezinfektimin e shumë hapësirave publike nëpër qytete të ndryshme.


Përkundër punës së palodhshme të tyre dhe rrezikut që i kanoset gjatë angazhimit duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me mbeturinat që prodhohen prej qytetarëve të prekur a po jo prej këtij virusi ,në Pakon Emergjentë Fiskale të miratuar prej qeverisë në detyrë, kjo kategori nuk po shihet të jetë e përfshirë.

Përkundër faktit që Kosova akoma nuk ka sistem të grumbullimit dhe trajtimit të veçantë të mbeturinave medicinale dhe rreziku i shpërndarjes së këtij virusi është edhe më i lartë pasi që qëndron disa ditë me radhë nëpër sipërfaqe të materialeve të caktuara, si rrjedhojë e saj, kjo nënkupton që personat të cilët punojnë në ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave janë më të rrezikuar së pjesa tjetër e shoqërisë.

“GREEN ART CENTER-PRISHTINA” (GAC), i bën thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojnë Pakon Emergjente Fiskale dhe të mbështesin dhe vlerësojnë punën e këtij sektori të rëndësishëm për kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos gjatë tejkalimit të kësaj krize.

GAC ndër ka vite bashkëpunon më sektorin e kompanive publike të grumbullimit të mbeturinave gjatë zbatimit të reformave për menaxhimin e mbeturinave në nivel komunal, sektor ky i cili ka nevojë të trajtohet me dinjitet, pagë dhe kushte më të mira të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori