LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEDS-it protestojnë në “tabut” në Mitrovicë

Punëtorët e KEDS-it protestojnë në “tabut” në Mitrovicë

Rreth 50 punëtorë të KEDS-it në Mitrovicë kanë protestuar para zyrave të kompanisë së tyre, për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës dhe kanë kërkuar zbatimin e kontratave kolektive nga ana e Qeverisë .

Protestuesit kanë thënë se në rast se nuk zbatohen këto kontrata do të radikalizojnë protestat dhe do të shtrihen në shumë distrikte në Kosovë. Gjithashtu kanë premtuar një protestë të madhe me 1 maj në sheshin Skënderbe. /KlanKosova/Telegrafi