Me punë dhe përkushtim të madh arrihet gjithçka, Hadergjonaj futbollisti që i shfrytëzon më së miri mungesat e rivalëve në pozicionin e tij

Ishte fundi i muajit shtator i vitit 2013 kur Young Boysi do ta priste si vendas skuadrën e Zurichut në javën e 10-të të kampionatin zviceran.
Përveç mbrojtësit kryesor të djathtë Scott Sutter mungonte edhe mbrojtësi tjetër i djathtë Elsad Zverotic dhe trajneri i klubit nga kryeqyteti zviceran Uli Forte u detyrua ta marrë në skuadër një mbrojtës të djathtë nga ekipi i dytë.
E fati deshi që të ishte një djalosh nga Kosova, i quajtur Florent Hadergjonaj.
Young Boysi e humbi ndeshjen me rezultat minimal 0-1, por më së shumti në atë takim shkëlqeu pikërisht 18-vjeçari Hadergjonaj që mahniti të gjithë me paraqitjen e tij.

Depërtime fantastike në krahun e majtë, por edhe lojë e bukur në mbrojtje bënë që trajneri Uli Forte të dashurohej në lojën e shtetasit kosovar.
Ishte debutim për Florentin në ekipin e parë, por mjaftuan ato 90 minuta që mos të largohet më nga formacioni bazë.
“Kur kam marrë lajmin se do të luaj me ekipin e parë me të vërtetë nuk besoja, isha i ri vetëm 18 vjeç dhe mu dok diçka e madhe”.
“Pasi mora vesh se do të luaj atëherë kam dhënë më të mirën nga vetja dhe u bëra pjesë e rëndësishme e formacionit bazë. Me punë të madhe dhe me përkushtim e zura vendin në formacionin bazë te Young Boysi”, tregon Hadergjonaj për Telegrafin.
Florenti luajti për tri vite në skuadrën e kryeqytetit zviceran Bern, ku zhvilloi 88 ndeshje zyrtare duke shënuar një gol dhe duke dhuruar 10 asistime.
Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme bënë që klubi gjerman Ingolstadt të paguajë dy milionë euro për ta transferuar atë në Bundesliga.
U prit se Florenti do të luante si titullar i padiskutueshëm nga fillimi i edicionit 2016/17 por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Edhe pse klubi kishte paguar dy milionë euro për të, ai nuk ishte grumbulluar fare në shtatë ndeshjet e para në Bundesliga.

Ingolstadt nuk kishte marrë ende fitore dhe kishte pësuar pesë disfata.
Në javën e tetë klubi kuq e zi ishte nikoqir i gjigantit Borussia Dortmund dhe erdhi momenti i Florentit.
Biondi nga Deçani u hodh në fushë nga minuta e parë për të filluar shkëlqimin e tij edhe në Gjermani ku Ingolstadi ndali Dortmundin me barazim 3-3.
Debutim tejet i suksesshëm për Florentin pasi shfrytëzoi më së miri rastin e dhënë, duke asistuar në golin e tretë të skuadrës së tij dhe duke shpëtuar Ingolstadin në minutat e fundit kur hoqi topin nga vija fatale e portës.
Ashtu si në Bern kosovari shfrytëzoi rastin e dhënë edhe në Ingolstadt për ta marrë fanellën e titullarit te Ingolstadi.
“Ishte e vështirë për mua pasi klubi pagoi dy milionë dhe nuk po grumbullohesha fare në ndeshje. Punoja vazhdimisht në stërvitje më shumë se gjithë pjesa tjetër e skuadrës pasi doja të kisha një rast në ndeshje”.
“Momentin që mu dha rasti ishte ndeshje e vështirë pasi përballeshim me Dortmundin dhe e dija se duhej të jap më shumë se 100% nga vetja për të pasur paraqitje të mirë”.
“Si praktikues i fesë islame në fillim të ndeshjes jam lutur shumë dhe zoti më ndihmoi të kem paraqitje të madhe. Zoti e plotësoi dëshirën time, më ndihmoi për të pasur sukses dhe për ta zënë vendin në formacionin bazë”, vazhdon rrëfimin e tij Hadergjonaj për Telegrafin.

Pas ndeshjes ndaj Dortmundit, nuk kishte më njeri që e largonte Florentin nga formacioni bazë, nuk e mbanin me hatër ose se është i bukur, e mbanin në formacion se shkëlqente përballë skuadrave më të mëdha gjermane.
Florenti e mbylli edicionin në Bundesliga me sukses të jashtëzakonshëm ku luajti në 27 takime duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tre asistime, por Ingolstadi nuk arriti të mbijetonte në elitë.
Pasi skuadra e tij ra në Bundesliga 2, ofertat në drejtim të Florentit nuk munguan pasi u kërkua nga shumë skuadra.
Stuttgart, Bayer Leverkusen, Wolfsburg e Atalanta ishin disa nga skuadrat që e donin deçanasin por që Ingolstadi hezitonte ta largonte.

Në fund u arrit marrëveshja për huazimin e tij në Angli tek Huddersfield që ka drejtën e blerjes për pesë milionë euro.
Kampionat i ri por histori e vjetër. Kështu mund të quhet aventura e Florentit në Angli te Huddersfieldi.
Por kësaj radhe Lenti u desh të priste tri ndeshje pa u grumbulluar për të debutuar vetëm një minutë ndaj Burnleyt.
Kaluan tri ndeshje tjera dhe ai përsëri nuk luajti për tu aktivizuar ndaj Liverpoolit në 21 minutat e fundit.

Luajti bukur në ‘Anfield’ për ato minuta sa kishte në dispozicion dhe tani ka arritur të marrë fanellën e titullarit.
“Kampionati anglez dallon shumë nga ai zviceran dhe gjerman. Është shumë më e vështirë të zësh vend në formacionin bazë pa marrë parasysh se në cilën skuadër je”.
“Kam stërvitur shumë si me skuadrën ashtu edhe individualisht pasi nuk kënaqem kurrë, gjithmonë kërkoj më shumë nga vetja. Jam duke luajtur tash e nëntë ndeshje në Ligën Premier dhe qëllimi im është të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”, thotë Florenti.
“Dua të luaj sa më shumë të jetë e mundur për ta ndihmuar skuadrën. Objektivi është të mbetemi në elitë dhe besoj se në fund do t’ia dalim”.
Edhe në Angli 23-vjeçari shfrytëzoi rastin e dhënë për të treguar se me punë arrihet gjithçka.
Në rast se vazhdon të luaj në këtë mënyrë, Huddersfieldi pritet së shpejti ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij prej pesë milionë eurove.
Por sa do të ketë fuqi skuadra bardh e kaltër ta mbajë në radhët e veta një talent të tillë mbetet të shihet, pasi Hadergjonaj synon të luaj në një klub më të madh evropian.
“Se çfarë do të ndodh në të ardhmen nuk e di, por natyrisht që synimi im është të luaj për ndonjërën nga klubet më të mëdha evropiane”.
“Aktualisht po i shijoj këto ndeshje në kampionatin anglez, pasi është padyshim më i miri në botë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm e të ardhmen e vendos vetëm zoti”, përfundoi djaloshi i artë nga Kosova.
Shpresojmë që pas Young Boysit, Ingolstadit e Huddersfieldit, skuadra e ardhshme e mbrojtësit kosovar të jetë njëra nga ekipet më të mira të Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës