LAJMI I FUNDIT:

​Puna 50 vjeçare e familjes Hoti në bujqësi, këtë vit rrezikon shuarjen shkaku i COVID-19

​Puna 50 vjeçare e familjes Hoti në bujqësi, këtë vit rrezikon shuarjen shkaku i COVID-19

Tash e më shumë se 50 vjet, familja Hoti kultivon kultura të ndryshme bujqësore. Për këto pesë dekada, kjo familje nga Krusha e Madhe e Rahovecit asnjëherë si sot nuk ka pasur vështirësi më të mëdha për të mbijetuar si fermerë.

Muharrem Hoti, së bashku me familjarë të tij kanë më shumë se 20 hektarë tokë që kanë punuar këtë pranverë. Në kohën kur filluan që disa nga kultivimet të dalin në shitje, vendin dhe jo vetëm, e ka bllokuar situata pandemike.


55 vjeçari thotë se ndodhen në situatë jo të mirë dhe se vështirë do të mbijetojnë.

“Jemi dëmtuar shumë, sepse sallatat që e kanë pasur kohën tash të shiten nuk po shiten. Tjerat nuk kanë dalur hala në shitje. Tash duke e përgatitur tokën, po kemi problem me punëtorë, shumë. Verës nëse nuk mundemi me shit prodhimin, jemi shumë keq”, thekson ai.

Hoti deri më tani gjithë këto tokën e kishte punuar me pesë fermerë të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë tani, toka po punohet nga ai, bashkë-pronari i këtyre tokave Imer Duraku dhe vetëm një punëtor.

Kjo gjendje atij po ia bënë të vështirë që ta shlyej një borxh ndaj bankës.

” Është dashur të hyjmë në kredi, problemi është që tani duhet të fillojmë të paguajmë kredinë, nëse nuk shitet bereqeti që kemi punuar, për neve do të jetë shumë zor me jetu… Që 50 vjet unë punojë, babë e babëgjysh gjithmonë me bujqësi, por këtë vit zor me i dal në fund. Shumë shpenzime të mëdha, të ardhura të vogla. Deri sot shteti nuk ka ndihmuar, shumë pak”, shton ai për KosovaPress.

Ndër të tjera, ai është shumë i zhgënjyer me trajtimin që deri tani kanë pasur nga Ministria e Bujqësisë.

” Një herë kam qenë aty në Prishtinë në zyre, ku është bujqësia. Një ndërtesë, shtatë katëshe… edhe aty gjynah për neve, as nuk na llogaritshin për njerëz, jo për bujq, por për njerëz nuk po të llogaritshin me shku aty”, thekson ai.

Marrë parasysh këtë gjendje, Hoti derisa flet për humbjet e mëdha që do i përjetojnë, thotë se nuk ka pasur mundësi që t’i paguajë punëtorët.

“Prej qeverisë me na ndihmu me naftë, me plehra, se deri sot nuk ka ndihmuar asgjë shtetit. Do të ishte mirë edhe punëtorët që kemi me na pagu, për një muaj, ose dy. Ne nuk kemi mundësi, ata te shkretit nuk do të kenë mundësi me u pagu”, thotë ai.

Ndërkaq, për të ndihmuar të dëmtuarit nga pandemia Covid-19, Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako emergjente fiskale në vlerë 170.6 milionë euro. Në kuadër të kësaj pakoje, është paraparë rritja e buxhetit për grante dhe subvencione në Ministrinë e Bujqësisë për 5 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori