Të gjithë ata persona që shërohen nga virusi Covid-19, mund të kenë përsëri probleme shëndetësore. Andaj, edhe po shihet e nevojshme që pacientët të trajtohen më gjatë nëpër klinika.
Pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, Skender Baca, ka thënë për Frontonline se problemet kryesore që iu paraqiten pacientëve për shkak të Covid-19, janë kolla dhe frymëzënia.
Sipas tij, pacientët duhet të mbahen deri në gjashtë muaj për trajtim, në mënyrë që organizmi i tyre të pastrohet dhe të parandalohet koagulimi i gjakut.
“Prej problemeve kryesore është frymëzënia, është edhe kolla dhe dhimbjet, por nuk janë problematike shumë. Ajo çfarë është vërejtur është se me antikuagulus duhet të mbahet pacienti një kohë më të gjatë, tre deri në gjashtë muaj, në mënyrë që të pastrohet organizmi nga trombet që kanë ekzistuar gjatë Covidit”, ka thënë ai.
Baca ka treguar se mund të ketë edhe rikthim të problemeve shëndetësorë te personat që e kanë kaluar virusin.
“Është e vërtetë se mund të ketë recidim, do të thotë secili që e ka kaluar Covid-in, mund të ketë në nëntor-dhjetor recidim të sëmundjes. Por, supozohet që shumë më lehtë kanë për ta kaluar dhe nuk do të komplikohet gjendja”, ka theksuar ai.
Përndryshe, ai ka thënë se moshat më të vjetra rrezikohen më së shumti nga pandemia, si dhe nga gripet sezonale.
Ndërsa, sipas tij, personat që kanë pasur sëmundje të mëparshme e kanë kaluar edhe më rëndë këtë virus.
“Gjithmonë moshat e mëdha janë më të rrezikuara. Do të thotë 60 vjeçarët, 70 vjeçarët e 80 vjeçarët. Ata janë të rrezikuar për shkak se në moshën 80 vjeçare natyrisht është edhe çështja e zemrës problematik. Këta pacientë kalojnë në një insuficiencë kardiorespiratore”, ka theksuar ai.
Ai tutje ka treguar se gjatë muajit shtator gjendja në Klinikën e Pulmologjisë është kthyer në normalitet.
Sipas tij, 67 pacient janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ku vetëm njëri nga ta është pozitiv me Covid.
“Krahasuar me gushtin, kur kemi qenë me 100 shtretër, tani pothuajse shtatori ka qenë në normalitet, prej 67 shtretërve, 45 shtretër janë me pacient, kemi mjaft vende të lira. Vetëm një është me Covid pozitiv dhe 10 janë me Covid negativ”, ka treguar ai.
Gjendja sa i përket pandemisë, vlerësohet të vështirësohet me paraqitjen e rasteve me grip sezonal.
Baca e ka parë të nevojshme vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që ata të mbrohen nga gripi sezonal.
Ai ka thënë se pret që gjatë këtij muaji të ketë raste të cilat kërkojnë trajtim për shkak të sëmundjeve kronike pulmonare.
“Presim në tetor që të kemi edhe raste të sëmundjeve kronike pulmonare. Natyrisht se do të kryqëzohet me rastet me gripin e zakonshëm sezonal. Sa i përket Covid-it ta shohim se si do të sillet situata e pandemisë në gjithë botën. Nëse do të kemi raste të rritura prapë do të jemi të gatshëm të kthehemi në angazhimin e klinikës”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të marrinë edhe vitaminë C, kalcium, zink e posaçërisht vitaminë D, në mënyrë që të rrisin imunitetin.
“Hipovitaminoza D është problem botëror, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për këtë, sepse sipas statistikave botërore, çdo i treti në botë është me hipovitaminoz D, te ne edhe më shumë. Apelojmë te qytetarët që edhe fëmijët edhe të rriturit të marrin vitaminë D në doza të duhura dhe kohëzgjatje të duhur”, ka thënë ai.
Përndryshe, derisa gjendja pritet të vështirësohet muajve të ardhshëm, Baca ka thënë se qëndrojnë mirë me staf shëndetësor.
Ai ka treguar se edhe specializantët të cilët presin të punësohen, do t’i ndihmojnë atyre në punë.
Baca ka folur edhe për rastet të cilat kërkojnë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, kështu duke treguar edhe për sëmundjet më të shpeshta për të cilat kërkohet trajtim shëndetësorë në klinikë.
“Dimrit kemi pneumonitë, dhe bronkopneumonitë që janë pezmatime të indit pulmonar. Pastaj vinë ekzaserbimet e bronkitit kronik dhe astmës, dhe natyrisht gjithmonë ne jemi klinikë e cila është marrë me trajtimin e tuberkulozit”, ka shtuar ai.
Baca ka thënë se për tu mbrojtur tashmë edhe nga gripi sezonal, qytetarët duhet të marrin lëngje, të konsumojnë qajra e të mos frekuentojnë hapësirat me shumë njerëz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/lajmi-i-fundit-1-780x439.png)
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona
![Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/121-780x439.png)
Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-gg-780x439.jpg)
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479742731_1166478971503307_1439144842610739653_n-780x439.jpg)
Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara