Pulmologjia e mbingarkuar, Morina: Pacientët që kanë kaluar COVID-19 vazhdojnë të kenë probleme me mushkëritë
Pulmologu Besim Morin thotë se një pjesë e pacientëve që e kanë kaluar COVID-19, vazhdojnë të kenë akoma probleme me mushkëri, dhe kjo bën që në Klinikën e Pulmologjisë ngarkesa me pacientë të jetë më e madhe.
“Muajin e fundit kemi pasur një ngarkesë më të madhe në klinikën tonë. Kemi pas një numër më të madh të rasteve dhe kërkesave për hospitalizim. Po ashtu edhe numri i pacientëve që ka nevojë për oksigjen ka qenë më i madh. Kjo si rezultat e numrit të rritjes së infektuarve. Normalisht ne i hospitalizojmë vetëm pacientët që janë në gjendje më të rëndë, kurse ata në gjendje më të lehtë ne mund t’i kontrollojmë në ambulanca specialistike, mirëpo ata i vazhdojnë trajtimin e tyre në shtëpi. Tani së fundi janë liruar hapësira të reja, është liruar Klinika e Internos dhe pacientët e vazhdojnë trajtimin në Interno. Kjo e ka lehtësuar punën tonë”, tha Morina për Ekonomia Online.
“Për fat të keq një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që e kalojnë coronvirusin vazhdojnë të kenë probleme me frymëmarrjen dhe e shohim që një pjesë e madhe e tyre, pasi të kalojnë infeksionin vazhdojnë të kërkojnë ndihmë tek ne. Një pjesë e tyre nuk ju mjafton oksigjeni që e marrin, pra shpesh duhet të jepet oksigjen shtesë. Pra mushkritë e tyre asnjëherë s’e rifitojnë funksionin e tyre. Kjo vlen për një grup të vogël të pacientëve që kanë pneunomi shumë të rënda ose që kanë pasur sëmundje shumë të rënda. Por edhe ata që nuk kanë pasur probleme të rënda vazhdojnë të ankohen nga pasojat e COVID-it”, u shpreh tutje ai.
“Një pjesë ankohet për kollë të vazhdueshme. Po ashtu një pjesë ankohen edhe për marramendje, për dhimbje gjoksi, probleme të tjera në formë të djersitjes. Pra është një grup i madh i pacientëve që vazhdojnë të mos ndihen mirë. Ne po mundohemi t’ia japim ndihmën e duhur, por shpesh kjo ndihmë s’po mjafton pasi ende nuk e kemi gjetur një trajtim që do të largonte të gjitha ankesat përnjëherë”, theksoi mes tjerash Morina.
Tutje, pulmologu thotë kohëzgjatja e anti-trupave varet nga organizmi i njeriut. Ai thotë se deri më tani kanë pasur persona që imuniteti u ka zgjatur vetëm katër muaj, ku si pasojë e kësaj kanë pasur infeksion për herë të dytë.
“Varet shumë prej organizmit, disa organizma që vazhdojnë të kenë një përgjigje më imune ndaj infeksionit ata krijojnë më shumë anti-trupa. Këta pritet që të kenë një kohëzgjatje më të madhe të anti-trupave. Një grup i pacientëve kanë një përgjigje më të vogël imune. Ne presim që 6 ose 8 muaj të jenë imun, por ka ndodh që pas 4 muaj të kemi infeksion të dytë, varet nga personi. Po ashtu varet sa aktiv janë anti-trupat, pasi ka dikush që ka anti-trupa në gjak, por nuk janë aktiv ndaj infeksionit”, deklaroi Morina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze