Fëmijët nuk e kanë pëlqyer pudingun në formë të jashtëqitjes, që është shërbyer në një ëmbëltore në Putham Thani të Tajlandës.

Madje, njëri prej tyre ka vjellë, sapo e ka provuar ëmbëlsirën me shije të mirë që është punuar nga qumështi i kokosit dhe shurupi i pemëve, transmeton Telegrafi.


Pudingu i pështirë në formë të jashtëqitjes nuk u pelqye aspak nga femijet foto 2 Dukja e pazakontë e bëri të vjellë

“Askush nuk do të donte të hante diçka që ngjanë me nevojën e madhe, është bizare dhe e papranueshme”, ka thënë njëri nga prindërit lidhur me rastin.

Pudingu i pështirë në formë të jashtëqitjes nuk u pelqye aspak nga femijet foto 3 Pudingu në enët që i japin formën

Megjithatë, ky lokal po vizitohet nga shumë njerëz, që duan të provojnë pudingun e çuditshëm me formë të pazakontë. /Telegrafi/