LAJMI I FUNDIT:

Publikuan bisedat private të Stresit me Melisën, këngëtarja reagon pas daljes nga BBVK: Jam një artiste e re që ka kërkuar mundësi, por jo famë

Publikuan bisedat private të Stresit me Melisën, këngëtarja reagon pas daljes nga BBVK: Jam një artiste e re që ka kërkuar mundësi, por jo famë

Melisa Lleshi u eliminua të premten (3 mars) nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo gjatë qëndrimit në shtëpi është komentuar për disa ngjarje, gjersa ka qenë edhe e përfshirë në debate me banorët e tjerë.

Mes tyre, ajo pati një përplasje me reperin Stresi, ku në po atë ditë u publikuan në llogarinë zyrtare të reperit në Instagram disa biseda, në të cilat shihej se më parë i kishte shkruar Lleshi.


Mesazhet e publikuara në Instagramin e Stresit (Foto: Screenshot/Instagram)

Sipas mesazheve, artistja kishte kërkuar ndihmë nga artisti shqiptar e po ashtu të kishin edhe bashkëpunime.

Melisa Lleshi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Melisa Lleshi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

E irrituar nga këto veprime, Melisa bëri një reagim së fundmi në InstaStory, me anë të të cilit theksoi se ka kërkuar mundësi, por jo famë.

Melisa Lleshi (Foto: Instagram)

Shkrimi i plotë i Melisës:

“Hej nuk është e drejtë që për shkak se disa persona për momentin nuk e përdorin dot llogarinë e Intagramit të tyre sepse kanë nisur një rrugëtim, ju të shpifni për disa gjëra. Kini parasysh që kur ju mund të bëni screenshot-e personi tjetër gjithashtu e ka këtë mundësi dhe në fund unë nuk i bëj mesazhet unsend.

Jam një artiste e re që ka kërkuar dhe kërkon mundësi, por jo famë. E kam njohur këtë botë dhe e di që një pjesë duan të dalin sikur janë mbi të tjerë sikur të ishin duke fituar një kupë por unë s’jam e tillë. Le të mos bëjmë muhabete të tilla më se nuk dua të zgjatem për të tilla gjëra më shumë.

3 orë para se të filloja rrugëtimin tim të ri, një eksperiencë e paharrueshme. Mos e bëj më. Kam biseda akoma pa i bërë ti unsend dhe jo vetëm në Instagram. Nuk janë këto gjërat me të cilat duhet të merremi.

Në debat e sipër një fjalë e thënë më irritoi dhe mbrojta veten por nuk e zgjata si muhabet madje as nuk e hapa.

Thjesht me kaq e mbylli se e dimë të vërtetën.

Nuk eci në shpinë të askujt më beso, nuk jam ashtu njeriu, uroj ta kuptosh këtë gjë një ditë.

Respekt për të gjithë sinqerisht”. /Telegrafi/

Melisa Lleshi (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Kalo në kategori