Në spektaklin e së hënës u hap një televotim nëse Gani Gërmia duhet të qëndrojë në shtëpi.

Kjo për shkak të një debati të ashpër që ai pati me Lumbardhin, ku edhe eskaloi duke i rënë tavolinës.


E për këtë duhej të vendoste publiku, nëse duhet të dilte apo të vazhdonte garën.

Eddd Foto: Screenshot/YouTube

Publiku vendosi që ai të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 2.

I njëjti iu gëzua këtij fakti duke thënë se ‘asnjëherë nuk është ndjerë i tradhtuar’.

dddss Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesi e humoristi tha gjatë Prime-t se ndihet keq dhe se sjellja e tij është e papranueshme.

Atij iu kërkua nga moderatorët që të ketë kujdes nga sjelljet e tij pasi nuk duhet të përsëritet një gjë e tillë. /Telegrafi/