Publikohet videoja ku analizohet afrimi i Macron drejt Mbappes dhe lëvizjet e sigurimit të presidentit francez

Tifozët kanë zbuluar një detaj të fshehur me zgjuarsi kur presidenti francez Emmanuel Macron ngushëlloi Kylian Mbappen pas finales së Kupës së Botës në Katar.
Franca nuk arriti të bëhej vetëm kombi i tretë në histori që fitoi tituj të njëpasnjëshëm të Kupës së Botës, pasi shijoi humbjen nga Argjentina në stadiumin Lusail të dielën e javës që shkoi.
Mbappe, i cili siguroi Këpucën e Artë të Kupës së Botës përpara Lionel Messit, shënoi një hat-trick të bujshëm për të detyruar finalen emocionuese të Kupës së Botës të shkonte në ekzekutimin e penalltive.
Megjithatë, performanca mahnitëse e superyllit 24-vjeçar të Paris Saint-Germain në finale mbeti e kotë pasi Franca dështoi në penallti.
Macron ishte i pranishëm, teksa Messi ngriti titullin e tij të parë në Kupën e Botës me Argjentinën, me lojtarët e Didier Deschamps që ishin të dëshpëruar.
Presidenti francez më vonë u pa në fushë duke ngushëlluar lojtarët e dëshpëruar të Francës, përfshirë sulmuesin e PSG -së, Mbappe.
Megjithatë, pamjet e Macron dhe Mbappes u bënë virale në rrjetet sociale për shkak të një detaji të vogël që disa fansa vunë re në sfond.
Fansat vunë re atë që duket të jetë një truprojë e Macron pas presidentit francez, me burrin që vendosi dorën e djathtë në atë që duket të jetë një dorë e majtë false.
Besohet se sigurimi po fsheh një armë poshtë dorës së tij, e cila shpesh është spekuluar kur bëhet fjalë për truproja dhe zyrtarë shtetërorë.
Një fans postoi: “Vërtet mendoni se presidenti i Francës do të rrotullohej pa siguri?”.
Dikush tjetër komentoi: “Kush tjetër nuk e kuptoi videon në fillim dhe shkoi te komentet për të parë se për çfarë bëhet fjalë?”.
“Në fakt, duket sikur po mban diçka”, sugjeroi një përdorues i tretë i TikTok.
Ndërsa një i katërti shtoi: “Dora është artificiale (sepse) ai është truproja e presidentit francez, Marcon mbanë armë poshtë palltos”.
Dhe një TikToker i pestë pohoi: “Truprojat zakonisht e bëjnë këtë, ata kanë njërën dorë të fshehur dhe duke mbajtur një armë, për çdo rast”. /Telegrafi/
https://www.tiktok.com/@itsivan_mars/video/7180071998591110406?embed_source=70846777%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_name&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=www.sportbible.com%2Ffootball%2Fkylian-mbappe-emmanuel-macron-france-argentina-world-cup-286051-20221224%3F%26source%3Dzaptwsn&referer_video_id=7180071998591110406
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë