LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e fluturimit të parë të formacionit të një fluturake turke pa pilot me aeroplanë tjerë luftarakë

Publikohet videoja e fluturimit të parë të formacionit të një fluturake turke pa pilot me aeroplanë tjerë luftarakë

Kompania turke Baykar publikoi një video që tregon fluturimin e aeroplanit luftarak pa pilot Kizilelma i shoqëruar nga aeroplanë të tjerë luftarakë në Panairin e Teknologjisë të mbajtur në Stamboll nga 27 prilli deri më 1 maj.

Më shumë se një muaj pas panairit, kompania Baykar vendosi të shfaqte publikisht një fluturim të përbashkët testues në të cilin, përveç Kizilelma-s dhe aeroplanëve luftarakë, mori pjesë pak më vonë edhe aeroplani pa pilot Bayraktar Akinci, transmeton Telegrafi.

“Fluturaket pa pilot Kizilelma dhe Akinci janë befasues dhe kanë kryer fluturimin e parë të përbashkët në publik në qiellin mbi Stamboll”, thuhet në përshkrim.


Përveç mjeteve ajrore pa pilot, në fluturimin e përbashkët morën pjesë edhe aeroplanët F-5 dhe F-16 të ekipit akrobatik të Forcave Ajrore turke SoloTürk.

“Aeroplanët kryen një performancë duke kryer një fluturim formacioni. Këto koncepte fluturimi, të cilat mund të përshkruhen si një epokë e re në historinë e aviacionit botëror, do të udhëheqin gjithashtu betejat ajrore në të ardhmen”, u tha nga kompania turke.

Aeroplani turk pa pilot Kizilelma kreu disa fluturime testuese dhe në fund të marsit, ku u njoftua se aeroplani kishte përfunduar me sukses testin e identifikimit të sistemit të lartësisë së mesme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori