LAJMI I FUNDIT:

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

Publikohet urdhër-arresti serb ndaj Hashim Thaçit, përshkruhej si “terrorist” dhe “i armatosur”

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka publikuar një dokument të rrallë – urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet serbe ndaj ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, në vitin 1999.

Në dokumentin e lëshuar nga shteti serb, Thaçi përshkruhej si “terrorist” dhe si “udhëheqës politik i organizatës terroriste”, duke iu referuar UÇK-së.

Urdhri përfshinte akuza ndaj Thaçit për “sulm ndaj pjesëtarëve të policisë serbe” në zonën e Drenasit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.


Po ashtu, në urdhër thuhej se Thaçi është i armatosur dhe “i gatshëm të përdorë armë zjarri” në rast arrestimi, duke e paraqitur si person me rrezikshmëri të lartë për forcat serbe të sigurisë.

Publikimi i këtij dokumenti historik vjen në një periudhë kur Thaçi po përballet me aktakuzë për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Urdhër-arresti i vitit 1999 tregon qasjen e regjimit serb ndaj UÇK-së dhe përpjekjet e tij për kriminalizimin e strukturave të rezistencës shqiptare gjatë luftës për çlirim./Telegrafi/