Është publikuar përmbajtja e e-mailit që Angelina Jolie i ka dërguar Brad Pitt pas ndarjes, ku fillimisht pohonte se vendosi t’i drejtohej në këtë mënyrë, sepse do të bëhej shumë emocionuese nëse do të flisnin drejtpërdrejt.
Më pas, aktorja detajoi vendimin e saj për ta shitur kantinë e verës Chateau Miraval në Francë, që e kishte në bashkëpronësi me aktorin. Kujtojmë që ish-çifti hollivudian ka jetuar për disa kohë në një pronë pranë kantinës.
“Është vendi ku i sollëm binjakët dhe ku u martuam në kujtim të nënës sime. Mendova se do të plakesha këtu. Është e pamundur ta shkruaj këtë pa qarë. Do ta ruaj kujtimin e asaj që ishte 10 vjet më parë”, ka nisur letrën Jolie.

Më tej, ka thënë se ky ishte edhe vendi që ishte “fillimi i fundit të familjes së tyre” dhe ku alkooli u bë fokusi: “Shpresoja se do të gjenim paqen së bashku. Tani e shoh se me të vërtetë doje të shpëtoje nga unë dhe me shumë mundësi do të gëzohesh kur ta lexosh këtë e-mail”.
Ajo besonte se në katër vitet e fundit ai ka shpenzuar para në mënyrë të pakontrolluar dhe ka marrë vendime me të cilat ajo nuk është dakord: “Unë u trondita nga fotografitë që u përdorën për të promovuar konsumin e alkoolit. Kjo nuk është diçka që dua ta shohin fëmijët tanë. Më kujtoi kohët e dhimbshme. Unë nuk mund të përfshihem në një biznes që përfshin shitjen e alkoolit, sepse alkoolizmi i ka bërë shumë dëm familjes tonë”.
Angelina pohonte se do ta mbështeste nëse Pitt vendos ta shesë kantinë dhe kështu “të largohej nga një kapitull i vështirë dhe i dhimbshëm i jetës së tyre”.
“Alternativa është që ti, familja Perrin apo bashkëpunëtorët tuaj, të blini pjesën time. Në çdo rast, besoj se duhet të ecim përpara dhe shpejt”, ka shkruar aktorja.
View this post on Instagram
Në letër, Jolie e kishte përmendur edhe incidentin e vitit 2016 kur Brad dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht fëmijët dhe atë. Menjëherë pas këtij incidenti, ajo bëri kërkesë për divorc.
“Nuk mund të ta përshkruaj sa e mërzitur jam. E ke thënë qartë që ëndrra jote është të merresh me shitjen e alkoolit. Të uroj gjithë të mirat në biznesin tënd dhe sinqerisht shpresoj që kur të rriten fëmijët të duan të vizitojnë kantinë dhe pronën. Miraval vdiq për mua në shtator 2016 dhe gjithçka që kam parë në vitet që atëherë, e ka konfirmuar këtë, fatkeqësisht”, përfundonte shkrimi i 47-vjeçares.
Ky e-mail është publikuar nga Entertainment Tonight dhe është gjetur në një nga dokumentet e gjykatës. Angelina e shkroi atë në janar të vitit të kaluar.
Kujtojmë se në korrik, Jolie fitoi një proces gjyqësor kundër Brad për shitjen e aksioneve në kantinën e sipërpërmendur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame