Publikohet një video e P. Diddy - si duket reperi pas më shumë se një viti në burg

Një video e reperit Sean Combs, i njohur edhe si Diddy, është publikuar nga burgu Fort Dix i New Jerseyt, ku ai shihet duke kaluar një ditë pune në bibliotekën e burgut duke ndihmuar të burgosurit.
Pamjet e publikuara nga TMZ, tregojnë reperin me uniformë burgu teksa flet me të burgosur të tjerë dhe kryen detyrat e tij të përditshme, dhe duke gjykuar nga pamjet, atmosfera dukej e këndshme.
Combs u arrestua në shtator 2024 dhe u akuzua për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimi dhe krime që lidhen me prostitucionin.
EXCLUSIVE 🚨 New video shows Diddy wrapping up his work for the evening on Friday at Fort Dix's media library located in the chapel, where he helps gives movies and religious materials to inmates. pic.twitter.com/wPZ53f15Co
— TMZ (@TMZ) November 23, 2025
Gjyqi i tij filloi në maj 2025 dhe në korrik ai u shpall fajtor për transportimin e njerëzve me qëllim prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda.
Në tetor, u dënua me katër vjet e dy muaj burg, me një gjobë prej 500,000 dollarësh dhe detyrimin për të marrë pjesë në programe të shëndetit mendor dhe varësisë.
Sipas raportimeve të medias, dënimi i tij u zgjat më vonë me një muaj për shkelje të dyshuara të rregullave të burgut, duke përfshirë pirjen e alkoolit të bërë në shtëpi të bërë nga sheqeri i fermentuar, Fanta dhe mollët.
Ai dyshohet gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me tre persona katër ditë para transferimit të tij në një burg në New Jersey. /Telegrafi/



























































