Modelja e njohur, Kejvina Kthella gjatë natës së ‘Prime’ të shtunën e kaluar (14 janar) u përfshi në një debate të fortë me këngëtarin, Luiz Ejlli.

Dy banorët e Big Brother VIP Albania nisën debatin nga një batutë e artisti, gjë që shkaktoi që modelja të revoltohej.


Krahas ofendimeve të rënda drejt Luizit, Kejvina kishte goditur me shuplakë këngëtarin, moment ky që nuk u kap gjatë transmetimit ‘live’ e as nuk u përmend.

323112133 3365088480398324 2151090669703500893 n Foto: Screenshot/Iconstyle

Megjithatë, ditëve në vijim banorët kanë diskutuar për këtë, madje Kejvina përveç që e pranoi ajo u shpreh se nuk ndihet e penduar për veprimin.

Mirëpo sot (e martë) 'Iconstyle' ka publikuar momentin kur ajo goditi me shuplakën këngëtarin, madje në dy raste.

324065713 1135717660426582 6965699887005627820 n Foto: Screenshot/Iconstyle

Ajo që shihet në video teksa po diskutonin ulur, Kejvina ngritët në këmbë dhe e gjuan me shuplakë Luizin, i cili e ruan qetësinë dhe nuk bën asnjë veprim ndaj saj.

Mbetet të shihte nëse sonte produksionin do të ndërmarrë ndonjë mas ndaj modeles për ngjarjen që ka shkaktuar revoltim dhe reagim të madh të publikut. /Telegrafi/