Policia britanike ka konfirmuar se sulmuesi i Londrës quhet Khalid Masood. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar i njohur edhe më parë për policinë angleze.

Ai është dënuar për disa vepra penale dhe ishte i njohur për qëndrimet e tij ekstremiste, transmeton Telegrafi.


2 106

Shefi i njësisë kundër terrorizmit Mark Rouli, ka deklaruar para gazetarëve se Masood kishte kryer sulmin terrorist dhe se kishte lidhje me organizata tjera terroriste.

1 266

Masood është i njohur me nofka të shumta dhe ka jetuar në pjesën perëndimore të Middlends pranë qytetit Birmingham, ku policia angleze mbrëmë ka kryer bastisje në këtë vend.

3 89

Masood ka lindur në Kent, dhe ka qenë i martuat dhe ka pasur tre fëmijë. /Telegrafi/