Publikohet filmi “The Poison Rose”, ku Blerim Destani luan përkrah John Travolta dhe Morgan Freeman

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar.
Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, Destani është bërë pjesë e filmit hollivudian "The Poison Rose".
Ky film tashmë është i disponueshëm në të gjitha kinematë botërore, dhe këtë e ka bërë të ditur vet aktori përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Filmi është i zhanrit thriller/mister, ndërsa regjisorë janë: George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Në postimin e bërë në InstaStory, Blerim Destani ka etiketuar edhe dy aktorët me famë botërore që janë pjesë e këtij projekti: John Travolta dhe Morgan Freeman.
Për suksesin në fjalë, aktori shqiptar është uruar nga figura të shumta publike në vend. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/05/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































