LAJMI I FUNDIT:

Publikohen mesazhet, Bleona Qereti kërkoi 100 mijë dollarë për të qenë pjesë e emisionit të Luana Vjollcës (Foto)

Publikohen mesazhet, Bleona Qereti kërkoi 100 mijë dollarë për të qenë pjesë e emisionit të Luana Vjollcës (Foto)

Ka nisur gjithçka si një lojë, por ka përfunduar me debate në rrjetet sociale.

Në emisionin e fundit “Shiko kush luan” të moderatores Luana Vjollca, u luajt një lojë mes personazheve të ftuar, ku ata duhej të zgjidhnin në ekran dy personazhe të njohur për të “çiftuar”.

Ishte aktori i njohur Gent Hazizi, i cili përzgjodhi këngëtarët Flori Mumajesi dhe Bleona Qereti, ku sipas tij do të formonin një çift ideal.


Më pas ngjarja ka vazhduar me replika në rrjete sociale nga ana e këngëtares, e cila edhe e ka ofenduar më pas aktorin.

Ndërkohë, aktori Hazizi pasi pa këto postime, reagoi edhe ai me një status në rrjetin social Facebook,

“Bleona Qereti: Ti je endrra ime qe nga femijeria si këngëtare e madhe, je endrra e te gjithe shqiptarëve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes, je endrra e te gjithe meshkujve shqiptarë per sensualitetin femeror. Ndjese! Ndjese! Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve.Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”, stand up comedy, ne Teatrin Kombetar ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18:00 .Tperqaf! Eja ne Teater!” (sic.), ka shkruar Gent Hazizi.

Ndërkohë, Bleona më pas nuk është ndalur me kaq. Ajo ka treguar edhe mesazhet që më pas gazetarët e TOP Channel i kanë bërë ftesë për t’u bërë pjesë e puntatës së ardhshme të emisionit.

https://www.instagram.com/p/Bc5Y_OZDUiv

Nga mesazhet e publikyara, vërehet që shuma që këngëtarja Qereti ka kërkuar nga ta për t’u bërë pjesë e emisionit, ka qenë jo më pak se 100 mijë dollarë.

“Per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”, (sic.), ka përfunduar shkrimin e saj këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori