LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

Publikohen çmimet e derivateve, benzina lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.57 euro për litër, i benzinës me 1.34 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka në rënie prej 1 cent për benzinë, ndërsa ka mbetur i pandryshuar ai i naftës dhe gazit, përcjell Telegrafi.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes. /Telegrafi/