LAJMI I FUNDIT:

PTHP: Paraburgoset greku që u kap me 300 kg marihuanë në Bogorodicë

PTHP: Paraburgoset greku që u kap me 300 kg marihuanë në Bogorodicë

Në kalimin kufitar në Bogorodicë është arrestuar një shtetas i Greqisë, i cili më 28 janar është kapur me mbi 300 kg lëndë narkotike marihuanë, e dedikuar për shitje.

I dyshuari drogën e ka transportuar në makinën “Skania” me targa të Greqisë. Ndërsa përveç lëndëve narkotike ai ka bartur edhe 95 qese oriz, për në Holandë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria Themelore e Velesit siç njoftojnë, kanë dhënë urdhër për nisje të procedurave gjyqësore ndaj të dyshuarit për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim të treg të lëndëve narkotike”.


Gjykata Themelore e Velesit të dyshuarit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve./Telegrafi/