LAJMI I FUNDIT:

PTHP: Hetim ndaj një personi për tentim për grabitje në Manastir

PTHP: Hetim ndaj një personi për tentim për grabitje në Manastir

Prokuroria themelore publike Manastir ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale “grabitje” dhe “përpunim të paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe materie plasëse”.

Siç kumtoi Prokuroria publike, i dyshuari 72 vjeçar më 15 janar të vitit 2025 ka hyrë i maskuar në një zyrë për kreditim në rrugën “Prilepska” në Manastir dhe me përdorim të dhunës ka tentuar të konfiskojë para me qëllim të përvetësimit në mënyrë të paligjshsjme. Me një mjet të fortë në njërën dorë dhe me armë zjarri -pistoletë në dorën tjetër, ai e ka kërcënuar të punësuarën dhe ka kërkuar nga ajo që t’i vendosë paratë në çantën që ia kishte dhënë. Ajo ka refuzuar, pas së cilës e ka goditur disa herë me mjetin e fortë në dorë dhe trup. Viktima është larguar nga objekti, pas së cilës edhe i dyshuari është larguar nga vendi. Grabitjen ka tentuar ta kryejë me pistoletën që e mbante pa autorizim. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ai qëndronte është gjetur arma dhe tetë plumba.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori