LAJMI I FUNDIT:

PSP jep urdhër arrest të ri, kërkohet zyrtari Goran Gruevski

PSP jep urdhër arrest të ri, kërkohet zyrtari Goran Gruevski

PSP ka dhënë urdhër për bastisje dhe kërkesë për ndalimin e një funksionari të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, konfirmuan nga Prokuroria speciale.

Gjykatësi ka refuzuar të japë urdhër për bastisje, dhe poashtu edhe urdhrin për ndalimin e tij. Prokuroria speciale është përpjekur ta gjejë personin për ta marrë në pyetje, por ai me gjasë është informuar dhe nuk është i kapshëm, bëri të ditur për TV 21 zëdhënësja e PSP, Lençe Ristevska.


Prokuroria speciale duket se ka vepruar në këtë mënyrë për shkak të rrezikut nga arratisja e personit, ndikimit ndaj dëshmitarëve. PSP ka mandat të kërkojë nga policia që ta sigurojë praninë e personit të dyshuar brenda një periudhe prej 24 orësh. Bëhet e ditur se policia është vënë në kërkim të personit.

Sipas televizionit Nova, bëhet fjalë për zyrtarin e lartë të DSK-së Goran Gruevski, krahu i djathtë i Sasho Mijalkov./Telegrafi/