PSG shpallet "Klubi i Vitit" në ceremoninë e Topit të Artë 2025

Paris Saint-Germain është kurorëzuar me çmimin Klubi i Vitit për Meshkuj në ceremoninë madhështore të Topit të Artë 2025, një vlerësim që nderon arritjet e jashtëzakonshme të klubit gjatë sezonit 2024–25. Ky sukses konfirmon dominimin e PSG-së në skenën e futbollit evropian dhe botëror.
Skuadra franceze realizoi një tripletë historike, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, duke shënuar një sezon të papërsëritshëm dhe duke hyrë në radhën e klubeve më të mëdha që kanë arritur këtë sukses.
Në fushë, lojtarë si Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Gianluigi Donnarumma ishin vendimtarë, duke dhënë vazhdimisht paraqitje të jashtëzakonshme.
Paris-SG is the Men Club of The Year!
Congrats @PSG_inside 💙❤️#clubdelannée #ballondor pic.twitter.com/M6vOOj8zRw
— Ballon d'Or (@ballondor) September 22, 2025
Përveç individualiteteve, PSG u dallua për ekuilibrin kolektiv dhe disiplinën taktike nën drejtimin e Luis Enrique, i cili u shpall edhe Trajneri i Vitit.
Ky çmim jo vetëm që pasqyron fitoren e trofeve, por edhe aftësinë e PSG-së për të menaxhuar një skuadër të mbushur me yje dhe për ta shndërruar atë në një makineri të vërtetë fitoreje. /Telegrafi/

















































