PSG rikthehet te fitoret, mposht me rezultat të thellë Toulousen në udhëtim

Paris Saint Germain është rikthyer te fitoret në Ligue 1, pasi ka mposhtur Toulousen me rezultat 0-3.
Kampioni në fuqi i Francës ka triumfuar pa shumë mund në udhëtim, duke marrë fitoren e katërt këtë sezon pasi ka edhe një barazim.
Për ta parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të kalonin 37 minuta lojë, kur Neymar realizoi për 0-1 pas asistimit nga Leo Messi.
Me epërsinë minimale të parisienëve u mbyllën 45 minutat e para në këtë sfidë.
PSG vazhdoi dominimin edhe në 45 minutat e dytë, ku shënuan edhe dy gola të tjerë.
Leo Messi sërish asistoi, derisa Kylian Mbappe u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë e parisienëve në minutën e 50-të.
Krejt në fund të ndeshjes, ishte mbrojtësi i majtë Juan Bernat që shënoi për rezultatin përfundimtar 0-3 në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitore PSG mban vendin e parë në tabelë me 13 pikë, sa ka edhe Lens dhe Marseille.
Edhe ndeshjen e radhës parisienët e zhvillojnë në udhëtim te Nantes, derisa Toulouse udhëton te Clermonti. /Telegrafi/



















































