LAJMI I FUNDIT:

PSG përpiqet të fajësojë Mbappen me kërcënimin e humbjes së vendeve të punës në klub, shkaku i kontratës

PSG përpiqet të fajësojë Mbappen me kërcënimin e humbjes së vendeve të punës në klub, shkaku i kontratës

Paris Saint-Germain është futur në një situatë të ndërlikuar në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe, dhe ata po bëjnë gjithçka që munden për të dalë nga ajo.

Mbappe i ka thënë PSG-së se nuk do të largohet nga klubi këtë verë, gjë që është problematike duke qenë se ata kanë nevojë për të ardhurat nga shitja e tij për të kënaqur rregullat e Fair Play Financiar.

Francez duhet ta zgjedh të largohet ose PSG dëshiron që ai të rinovojë marrëveshjen e tij, duke i lejuar ata të ristrukturojnë kontratën e tij.


Mbappe merr vendimin përfundimtar për të ardhmen, njofton presidentin e PSG-së
Lexo po ashtu Mbappe merr vendimin përfundimtar për të ardhmen, njofton presidentin e PSG-së

Pasi ai refuzoi propozimin e tyre të fundit, L’Equipe shkruan se ata kanë pasur qasje në një letër dërguar Mbappes e cila tregonte se çfarë do të ndodhte nëse ai nuk rinovonte me ta.

“Më pas do të përballeshim me nevojën për të transferuar lojtarë, për të rishikuar politikën e integrimit të të rinjve të stërvitur në klub në ekipin e parë dhe me shumë mundësi do të duhej të fillonim një valë largimesh nga puna. Do të vinte në pikëpyetje gjithçka që është ndërtuar brenda klubit”, shkruan në letrën e PSG-së.

Duhet të theksohet se gjithçka që është ndërtuar në PSG gjatë dekadës së fundit ka qenë rezultat i parave të naftës së Katarit që derdhen në klub.

Po kështu, vënia e gishtit të fajit te Mbappe, një punonjës, për keqmenaxhimin financiar të klubit (nëse situata është kaq e dëshpëruar) ka pak kuptim, pasi ai nuk ishte ai që ndërpriste marrëveshjet.

Këto kërcënime janë një përpjekje e qartë për të fajësuar Mbappen për të nënshkruar një marrëveshje të re – nëse me të vërtetë nuk e bindë atë të ndryshojë mendje, ka të ngjarë që vetëm t’i tensionojnë më tej marrëdhëniet. Pa dyshim për kënaqësinë e kërkuesve afatgjatë të Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori