Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Angers në kuadër të javës së dytë në Ligue 1. 

Vendasit patën mundësi reale që të kalojnë në epërsi në minutën e 27-të, por Ousmane Dembele dështoi të shënojë nga pika e bardhë. 


Me rezultat të barabartë përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje. 

Goli i fitores për PSG-në u shënua nga Fabian Ruiz në minutën e 50-të të takimit. 

Reprezentuesi spanjoll ishte në vendin dhe kohën e duhur për ta çuar në rrjetë një top të kthyer për rezultatin 1-0. 

Kjo ishte fitorja e dytë për të besuarit e Luis Enriques në po aq ndeshje, pas asaj që morën javën e kaluar ndaj Nantesit në udhëtim. 

Javën e ardhshme PSG-ja do të luajë në udhëtim ndaj Toulouse./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app