Paris Saint Germaini ka fituar ndaj Nantes me rezultat 4-1.

Kjo ishte një fitore e lehtë nga vendasit, të cilët duken të pakonkurrencë këtë sezon.


Golin e parë në takim e shënoi Edinson Cavani  në minutën e 38-të, ndërsa pas pesë minutash shënoi edhe Angel Di Maria.

Të parët në pjesën e dytë shënuan mysafirët me anë të Prejuce Nakoulmas në minutën e 60-të.

Por, golat e Javier Pastores (65’) dhe Cavanit (79’) i dhanë fund shpresë së Nantes për një barazim.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë me 35 pikë, gjashtë më shumë se Monaco një vend më poshtë. Nantes renditet në pozitën e pestë me 23 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Monacos. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x69v1w1

telegrafi sport app