PSG fiton pa problem ndaj Amiens

Paris Saint Germain ka vazhduar me fitore në Ligue 1, e radhës ishte ndaj Amines me rezultat 0-3.
PSG ishte dukshëm më e mirë dhe në fund fitoi me lehtësi.
Pjesa e parë ishte me më pak raste serioze, ndërsa goli i parë në ndeshje erdhi nga Edinson Cavani, uruguaiani shënoi nga pika e bardhë në minutën e 57-të.
Për 0-2 u përkujdes Kylian Mbappe (70'), ndërsa golin e fundit në takim e shënoi Marquinhos (79').
Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë të kampionatit elitar francez me 50 pikë, 13-të më shumë se Lille. Amies vazhdon në vendin e 17-të me 18 pikë.
Në xhiron e ardhshme skuadra nga Parisi do të luajë kundër Guingamp, ndërsa Amies ndaj Lilles.
Vlen të theksohet se PSG nuk ka pësuar asnjë humbje në 18 ndeshjet e para, 16 fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/



















































