PSG merr vetëm një pikë përballë Bordeauxit

Paris Saint-Germain dhe Bordeaux i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 12-të në Ligue 1, pas barazimit 2-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që në minutën e 10-të, Timothee Pembele shënoi auto-fol.
Mirëpo, epërsinë shifrat 1-1 për parisienët i barazoi Neymari (27') që shënoi nga penalltia.
Pas vetëm një minute më vonë, Moise Kean përmbysi rezultatin, për t'i dhënë kështu vendasve epërsinë.
Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, mirëpo ishte Bordeaux ajo që realizoi.
Ishte minuta e 60-të, kur Yacine Adli pranoi një asistim nga Hatem ben Arfa, për t'i barazuar shifrat në 2-2.
Deri në fund të takimit. Ty dy skuadrat kishin shanse për gol, mirëpo nuk i konkretizuan ato.
Pas javës së 12-të, PSG gjendet në vendin e parë me 25 pikë, ndërsa në javën e 13-të do të takohet me Montepellier. /Telegrafi/



















































