PSG e kualifikuar e ka mposhtur me rezultat bindës 5-0 Galatsarayn në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për parisienët i shënuan Mauro Icardi (33’), Pablo Sarabia (35’), Neymar (46’), Kylian Mbappe (63’) dhe Edinson Cavani (84’).


PSG ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.66, me Galatsarayn që u vlerësua me 5.99.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Neymari shkaku i golit dhe asistimeve të bëra, e që mori notën 10.

Në anën tjetër, dështimet e këtij takimi dolën të jenë Ryan Donk dhe Steven N’Zonzi që u vlerësuan me 5.3.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

psg 1 Notat e lojtarëve të PSG-së (Foto: WhoScored)

galata Notat e lojtarëve të Galatsarayt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app