Erion Piciri
Kur media shtetërore italiane do zbardhte pjesët e errëta të qeverisë së një vendi fqinj me Italinë, kryeministri i akuzuar do ta konsideronte këtë reportazh si “baltosje të pamerituar të qytetarëve dhe atdheut të tij, nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të vendit, të disa kolaboracionistëve vendas pa fe e atdhe, që së bashku me disa gazetarë të huaj po kryenin sulm mbi emrin, nderin dhe flamurin e tyre kombëtar”. Më tej, ai do të siguronte bashkatdhetarët kudo në botë se sa të ishte ai në krye të qeverisë e t’u cenohej emri i tyre kombëtar, do ta kishin në krah si mbrojtësin më të flaktë. Si qytetar i thjeshtë gëzohesh kur ke një udhëheqës që të do dhe të mbron, të siguron prestigj, dinjitet dhe respekt në atdhe dhe kudo në botë.
Veçse gëzimi në kësi rastesh nuk zgjat shumë. Janë iluzione që shuhen nga realiteti, e ku kupton se ta kanë hedhur sërish, një hedhje që kalon nga gjenerata në gjeneratë, me aktorë të ndryshëm e me të njëjtën narrativë patriotike dhe marifet për nënshtrimin e shoqërive. Vendi për të cilin po flasim, në raportet vjetore të të Drejtave të Njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit, konsiderohet si vend me “korrupsion në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, ku ushtrohet presioni politik, frikësimi dhe korruptimi i gjyqësorit, me mungesë të një media të pavarur”.
Në të njëjtën formë përshkruhet dhe nga të tjera organizata me reputacion ndërkombëtar. Titullarët e kësaj administrate arrestohen dhe dënohen periodikisht për abuzim me pushtetin dhe lideri i tyre shfajësohet se abuzimet janë kryer për hesap personal dhe është e vështirë të na mbrojë nga këta anëtarë të ekipit të tij, se janë të fshehtë dhe të pazbulueshëm kur janë në aksion. Pyetja që lind në këtë kontekst është se si të mbrohemi si shoqëri nga abuzimet dhe çnderimet e qeverive “patriotike”? Njohja dhe distancimi nga pseudopatriotizmi i autokracive është imperativ për shoqëri të lirë, gjykim racional të lidershipit dhe skenë politike demokratike, ku zëri dhe interesat e gjithkujt të kenë mundësi promovimi. Meriton të hedhim dritë mbi polimorfizmin e pseudopatriotizmit ku shoqëritë bien viktima gjithnjë e më shpesh.
Duket mëse normale që njerëzit, përfshirë edhe pushtetarët, t’u referohen simboleve dhe realizimeve kombëtare për të nxitur ndjenjën e përkatësisë dhe motivimit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Pjesa e dëmshme e narrativës patriotike fillon kur kreditet merren në mënyrë ekskluzive, përjashtuese dhe në vend të unitetit nxitet përçarja dhe denigrimi i të tjerëve. Kështu kanë vepruar shumë syresh, të cilët i kanë marrë në qafë popujt e tyre. Pothuajse të gjithë autokratët nga Mussolini, Hoxha, Milosheviqi, Chávezi e të tjerë, rrotull e midis nesh, e kanë nisur rrugëtimin e tyre duke u asociuar me lëvizjet e hershme kombëtare për çlirim, rilindje a pavarësi, duke pushtuar terrenin e shenjtë të arritjeve kombëtare dhe me legjitimitetin e përvetësuar kanë vijuar sundimin mbi shoqëritë.
Ka një ndjeshmëri të njeriut ndaj simboleve kombëtare, sepse aty shikon luftërat, heronjtë, sakrificat e brezave të tërë, arritjet, vetë ekzistencën e kombit të tij. Për mbartjen e kësaj simbolike autokratët dhe partitë e tyre përvetësojnë flamurin dhe figurat, bëhen përfaqësuesit e zëshëm të ngjarjeve historike, i veshin ngjyrën kombëtare çdo manifestimi të regjimit të tyre. Flamuri, nga simboli i unitetit kthehet në dorë të autokratëve në simbol të manipulimit kombëtar. Që këtej çdo veprim përligjet, çdo kritikë ndaj regjimit merret automatikisht si kritikë ndaj atdheut dhe kështu njerëzit që nuk e pranojnë atë realitet, shpallen dashakeqës apo armiq të vendit. Ne e njohim mirë këtë retorikë nga komunizmi e këtej dhe e kemi paguar shtrenjtë përçarjen sociale dhe dominimin politik që ka prodhuar kjo narrativë.
Kësaj shkolle të manipulimit të masave nuk i kanë munguar kurrë profetët e rremë dhe ithtarët naivë e kjo do ta shoqërojë gjatë atë pjesë të kësaj bote që nuk do ndahet prej tyre. Kur shikon që pushteti vesh fanellën e kombëtares e nga ky piedestal mbrohet dhe legjitimohet, ndan titujt e patriotizmit, diferencon qytetarët në atdhetarë dhe tradhtarë e i hap luftë botës, kupton se qeveria ka zaptuar një territor që nuk i përket dhe po luan një lojë të pandershme, të pasinqertë dhe me pasoja në jetën shoqërore. Atdheu dhe qeveria nuk janë e njëjta gjë – atdheu i përket së tërës dhe të përjetshmes, qeveritë të pjesshmes dhe të përkohshmes dhe asnjëherë nuk duhen mbivendosur. Mbrojtja patriotike e paudhësive është një rrëshqitje e rrezikshme drejt regjimeve antidemokratike, ku merret peng shoqëria dhe çfaktorizohet njeriu në hapësirën publike.
Pseudopatriotizmi shfaqet si spekulim me retorikën patriotike dhe simbolikën kombëtare, përkundrejt një degradimi të sjelljeve, vlerave dhe standardeve të shoqërisë. Në këtë kategori spikasin prijësit autoritarë. Regjimet autokratike kanë një profil të përbashkët: pushtet të përqendruar në dorë të një njeriu dhe klanit të tij, mungesë totale apo të pjesshme lirie, prijës që pozojnë si patriotë të flaktë e zëdhënës ekskluzivë të interesit kombëtar, në beteja të vazhdueshme ndaj tradhtarëve imagjinarë dhe aleancave të errëta globale. Historia na ka dëshmuar se kudo ku është centralizuar pushteti dhe përvetësuar simbolika kombëtare, vuajtja e individit dhe rrënimi i vendeve ka qenë i pashmangshëm. Personalizimi i atdheut, shtetit dhe flamurit nga prijësi e klani i tij, pamundëson vlerësimin racional pa implikime emocionale mbi arritjet dhe drejtimin e një vendi. Kur udhëheqësi flet për ideale të larta, për luftëra globale dhe armiq ndërkombëtarë të popullit të tij, a mund t’i kërkohet llogari për probleme të së përditshmes? Çështjet vërtiten në atë mënyrë sa jeta e njeriut shpërfillet përpara çështjeve të mëdha shtetërore që serviren. Përpos të tjerave patriotizmi përdoret si alibi për të fshehur qëllimet e vërteta, për dominim të jetës publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës