Bitcoin po rritet, dhe në javën e parë të janarit vlera e kriptovalutës arriti në gati 40 mijë dollarë, duke u dyfishuar në më pak se një muaj.
Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.
Siç shpjegon revista Moneyweb, përcjell Telegrafi, një rritje e tillë e kriptovalutës, së pari është ndikuar nga rreziku i kolapsit ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19, kur qeveritë në të gjithë botën “përmbytën” tregun botëror me para nga bankat qendrore për të rritur konsumin dhe për ta ndihmuar ekonominë.
Mirëpo, rritja e volumit të parave zvogëlon vlerën e tyre dhe i detyron njerëzit të kërkojnë forma të tjera të pagesave që janë rezistuese ndaj inflacionit, ku në këtë klimë, Bitcon është bërë “mbrojtësi” kundër inflacionit.
Gjithashtu, arsye shtesë është se, Bitcoin është në pronësi të një numri relativisht të vogël të njerëzve – rreth 2 për qind e llogarive kontrollojnë 95 për qind të furnizimit total të kriptovalutës. Nëse tregtohet kur sasia është e vogël, ndryshimet në çmime do të rriten.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.
“Rritja e mëtejshme është e pashmangshme, investitorët nuk duhet të presin që rritja të jetë e drejtpërdrejtë. Realiteti është se Bitcoin është larg nga të qenit një ‘pemë magjike e parave’, po ashtu nuk është edhe pa rënie të vlerës. Në fakt, ne mund të presim rënie deri në 25 për qind, në kohën kur investitorët herë pas here tërheqin fitimet e tyre”, tha Gavin Smith, drejtor ekzekutiv i Panxora Group.
Sipas CoinMarketCap, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është 35,583.64 dollarë.
Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është rritur me mbi 10 për qind, kurse brenda një jave është mbi 35 për qind.
Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 955 milionë dollarë, ku përbën rreth 70 për qind të tregut të këtyre valutave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë