LAJMI I FUNDIT:

Pse Moska është qyteti perfekt për një pushim dimëror?

Pse Moska është qyteti perfekt për një pushim dimëror?

Rusia është një vend me trashëgimi të pasur kulturore dhe një peizazh jashtëzakonisht të larmishëm.

Moska, kryeqyteti, shtrihet në lumin Moskva dhe është një perlë e vërtetë për t’u vizituar dhe zbuluar sidomos gjatë dimrit.


E mbuluar në një batanije dëbore pjesën më të madhe të dimrit, Moska është përshkruar nga shumë si një qytet magjik. Edhe në ditët më të ftohta, qyteti ka një mori aktivitetesh për të zbuluar.

Për cilindo që planifikon një udhëtim në kryeqytet, ja disa nga pamjet që duhet të shikoni.

Parku Zaryadye

Parku Zaryadye është vetëm disa hapa larg Sheshit të Kuq dhe është një nga thesaret më moderne të qytetit. Ka disa nga pamjet më të mira të Moskës. Është një park urban që përfaqëson peizazhe të ndryshme të Rusisë. Ura e saj lundruese në formë V, një strukturë 70 metra e gjatë pa një mbështetje të vetme që varet mbi Moskva, është e njohur në të gjithë botën dhe po bëhet shpejt një nga atraksionet kryesore të qytetit.

Arkitektura si askund tjetër

Mbulesa prej xhami e sallës së koncertit është unike. Është e përbërë nga 2618 panele dhe 152 panele diellore, por nuk ka mure anësore. Kjo lejon që ajri të rrjedhë lirshëm ndërsa në të njëjtën kohë mbron spektatorët nga çdo mot i keq. Kjo strukturë 8500 m2 është e para në llojin e saj.

Aktivitete sportive

Moska është tepër dinamike në dimër. Një vend i bukur është sheshi i akullit më i madh i kryeqytetit në Qendrën e Ekspozitës VDNKH. Ju mund të bëni patinazh ndërsa shihni disa nga shumë kryeveprat arkitekturore sovjetike.

Natën shesh patinazhi në të vërtetë merr jetë, si dhe bulevardet, rrugët dhe parqet përreth, pasi ato janë zbukuruar me ndriçime artistike që konkurrojnë me yjet. Nëse mund të qëndroni në këmbë mjaftueshëm, është me të vërtetë udhëtimi më kozmik i dimrit. /Telegrafi/