LAJMI I FUNDIT:

Pse kemi nevojë për më shumë femra në fushën e teknologjisë

Pse kemi nevojë për më shumë femra në fushën e teknologjisë

Femrat kanë shpikur disa prej teknologjive më të rëndësishme të periudhës modern, si: algoritmin që e funksionalizon kompjuterin, teknologjinë e transmetimit wireless, CCTV (kabllovikun), programin e parë softuerik për biznes,e shumë gjëra të tjera.

Kultura e shikimit të teknologjisë si fushë me profesione të dedikuara për meshkuj, është njëra ndër barrierat më të mëdha që pengojnë femrat të kyçen në fushën e teknologjisë. Fatkeqësisht, këto pikëpamje janë si pasojë e stereotipieve për programorët që identifikohen kryesisht si djem që e flasin një gjuhë që shumë pak persona e kuptojnë.


Por, pse duhet femrat të punojnë në fushën e teknologjisë?

E pse të mos përfshihen femrat në profesione në fushën e teknologjisë. Fundja, femrat përbëjnë gjysmën e përdoruesve të teknologjisë në botë. Teknologjia po vazhdon të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, dhe për ditë ne po vazhdojmë të mbështetemi më shumë në teknologji, andaj edhe është e dukshme që femrat duhet të kenë po aq ndikim në krijimin dhe zhvillimin e teknologjisë sa kanë edhe meshkujt.

Është mirë të fillohet me çmitizimin e industrisë. Mjafton dominimi i meshkujve që kanë mbi teknologjinë që ta zbehë motivimin e femrave që të studiojnë në profesione që kanë të bëjnë me teknologjinë. Shpesh studimet në fushën e teknologjisë mund të konsiderohen si shumë “teknike’ prandaj ekziston frika se mos programet do të jenë shumë të papërshtatshme për femrat. Por, në fakt, studimet në fushën e teknologjisë mund të rezultojnë mjaft të përshtatshme dhe produktive për vajzat sepse mund ta mbajnë hapin po aq mirë sa djemtë që studiojnë në këtë fushë.

Vajzat duhet të inkurajohen që ta eksplorojnë fushën e teknologjisë qysh në moshë të re. Ato duhet të motivohen dhe inspirohen lidhur me teknologjinë. Edhe pse nuk ekziston ndonjë mënyrë e shpejtë për ngritjen e numrit të femrave në fushën e teknologjisë, nuk bën të heqim dorë nga zgjidhja e këtij problem. Mundësinë më të mirë për të studiuar në industrinë e IT-së padyshim që do ta gjeni në Cacttus Education qe ofron dy nga programet më me perspektivë në tregun vendor dhe te huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori