Dean Huijsen nuk do të jetë në dispozicion për Real Madridin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, e cila zhvillohet të mërkurën.

Mbrojtësi spanjoll, ish-lojtar i Juventusit, po rikuperohet nga një lëndim i pësuar më 4 tetor në përballjen e kampionatit kundër Villarrealit.


Konkretisht, Huijsen ka një dëmtim muskulor në muskulin e këmbës së majtë, që do ta mbajë jashtë fushës edhe për disa ndeshje.


Me Alaba gjithashtu të dëmtuar, pritet që qendra e mbrojtjes të përbëhet nga Eder Militao dhe Raul Asencio.

Fillimisht, koha e rikuperimit ishte parashikuar për rreth dy javë, por rikuperimi po shkon më ngadalë se sa pritej.

Trajneri Xabi Alonso dhe stafi mjekësor nuk duan të nxitojnë dhe do ta rikthejnë në listën e lojtarëve të grumbulluar vetëm kur Huijsen të jetë plotësisht i gatshëm.

Pas ndeshjes me Juventusin, Real Madrid ka edhe sfidat ndaj Barcelonës (26 tetor) dhe Liverpoolit (4 nëntor), ndaj nuk ka ngut për rikthimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app