Ark. Xhelal Llonçari
Artur Evansi, arkeolog anglez, gjatë udhëtimit të tij nëpër viset tona ka regjistruar kalanë e Pejës me tiparin e vet karakteristik të tipit fushor. Me kohë, kalaja pëson dëmtime të konsiderueshme, por ende i kishte konturat dhe disa pjesë të muranave. Pas Luftës së Dytë botërore, pushteti komunist stimulon shkatërrimin e mbetjeve të kalasë, me qëllim të zhbërjes së identitetit tonë. Kështu, ata ia dolën ta çrrënjosin tërësisht si strukturë fizike. Pjesën tjetër e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë ne, duke u pajtuar shumë lehtë me këtë akt që nuk është i kryer në te gjitha dimensionet ekzistenciale, por ne po vazhdojmë ta konsideromë si të tillë. Kjo mund të vërehet pa mund të madh, sepse sot arkitektura e Pejës nuk e manifeston ekzistencën e kalasë në asnjë mënyrë arkitektonike e as muzeale dhe, kësisoj, gjeneratat e reja as që e dinë se Peja ishte qytet me kala në një anë, ndërsa, në anën tjetër, nuk i kanë të njohura në tërësi të bëmat e ish-pushtetit në fushën e arkitekturës. Asnjë objekt bashkëkohorë që do ta kishte reminishencën e kalasë, asnjë artefakt, përveç shkrimeve … thuajse i ka mbetur dikujt që t’i lexojë ato nëpër sirtarët e komunave në planet shterpe zhvillimore.
Vitet e`’70 të shekullit XX, sjellin fatkeqësi të mëdha për popullit tonë: pëson vrasje, dëbime, uzurpime, djegie, ngrirje, vuajtje e shumëçka tjetër. Me mija të vrarë në Beograd, Nish, Toplicë, Vranjë … si dhe me qindra-mijëra të shpërngulur nga vatrat e veta.

Këta të shpërngulur u vendosen gjithandej Kosovës, prej të cilëve mbi 500 familje zunë vend në Prishtinë. Ata nuk u priten ngrohtësisht nga vendasit. Megjithatë, me zhdërvjelltësinë e vet i krijuan lagjet e veta të cilat i ndërtuan me materialet rrethanore. Shumë kohë duhej që të pranohen, që të integrohen dhe të legjitimohen në shoqërinë tonë. Assesi nuk po mundemi ta ndërtojmë kujtimin për vuajtjet e tyre. Kur e sodisim arkitekturën dhe urbanizmin e Prishtinës, nuk mund të hasim në asgjë që na kujton atë kalvar, përveçse emrit të lagjes – Lagjja e Muhaxherëve – që ka mbetur si toponim i cili është produkt i inercionit të trashëguar, pa e pasur potencën e nevojshme intelektuale si shoqëri për ta artikuluar në mënyrë të denjë dhe përdoruese.
Fundi i shekullit njëzet, popullit tonë ia rikujtoi edhe një herë këtë histori duke e pësuar njësoj si dikur. Vrasje, djegie, uzurpime, dëbime … Dhe, si për çudi, as nga këto pësime dhe vuajtje nuk mbeti as ndonjë gjurmë e dukshme në arkitekturën dhe në urbanizmin e pasluftës.
Po i kthehem Pejës, sërish. Ajo u masakrua, ashtu si shumë vendbanime të tjera të vendit tonë; ajo u dogj, në veçanti Çarshia e Gjatë e cila në fakt paraqiste pulsin e qytetit që prej disa shekujve.

Për këtë ka fotografi, incizime filmike të cilat do mund të shërbenin si eksponate në ndonjë dyqan në kuadër të Çarshisë, dyqan që do të shndërrohej në një pikë memoriale të qytetit ku për urbicidin do të flisnin dokumentet vizuale. Këtu po e lë anash mundësinë e pashfrytëzuar të të konservuarit dhe rivitalizimit të një pjese të vogël, qoftë edhe të një dyqani të vetëm ashtu të djegur, të rrënuar dhe mbi të si feniks – me shprehje moderne arkitekturore – të ngrihej pika memoriale.
Por, jo. Shih andej-këtej … asgjë. Heshtje arkitekturore, heshtje shurdhuese. Athua, sa do ta durojnë sytë tanë këtë heshtje?
Këto pika dhe këto detyra kemi gjithandej nëpër vendin tonë, por i kemi ngulfatur me fjalë, kurse aristokracisë së historisë, arkitekturës, ia kemi mbyllur gojën me të dyja duart sikur kemi frikë mos të themi diçka! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

“Gjurmë Shqiptare”: Pikturat parahistorike dhe fortifikimet e lashta në Devoll - tokën ku rrjedhtë Diaboli - Lumi i Djallit (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit