LAJMI I FUNDIT:

Pse gratë blejnë kremra me një përbërës: Nuk kërkojnë më hialuronik, kjo substancë i fshin vitet shumë shpejt

Pse gratë blejnë kremra me një përbërës: Nuk kërkojnë më hialuronik, kjo substancë i fshin vitet shumë shpejt

Përbërësi i cili është bërë shumë i popullarizuar në kohët e fundit në kozmetikë, ka efekt të mrekullueshëm ndaj rrudhave dhe në rinim

Ndër produktet për kujdesin e lëkurës, gjithnjë e më shumë po flitet për ato me retinol.


Shumica e ekspertëve të kozmetikës theksojnë që në luftën për bukuri dhe lëkurë të rinuar, pa retinol nuk mund të ketë sukses.

Retinoli, forma e vitaminës A, gjendet në kremra lëkure, losione dhe serume, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, retinoli praktikisht transformon lëkurën duke vepruar menjëherë kundër rrudhave dhe akneve, e pastron nga helmet, është antioksidant i fuqishëm i cili rinon.

Retinoli është një pararendës i vitaminës A që shndërrohet në vitaminë A direkt në shtresat e thella të lëkurës, duke aktivizuar receptorët retinoikë.

Në rend të parë, është i dobishëm për faktin që me aktivizimin e këtyre receptorëve retinoikë bën që qelizat tona të ndahen shumë më shpejt dhe, praktikisht, i rinon ato. Sepse me kalimin e moshës, ndjeshmëria e këtyre receptorëve bëhet gjithnjë e më e pakët, gjë që sjell ndryshime të ndryshme negative mbi të.

Kozmetologët pohojnë se retinoli është miku më i mirë i një gruaje pas 25 vitesh dhe a është e vërtetë kjo? Sipas specialistëve, kjo substancë përdoret nëse ka ndryshime të theksuara që lidhen me plakjen.

Pas 25 vitesh, me shumë mundësi për shkak të një stili jetese “të çrregullt”, mund të ndodhin ndryshime të tilla. Por në thelb, retinoli është miku më i mirë për gratë pas 35-40 vjetësh. Pas 25 vjeç, nëse ka puçrra, pigmentim të shtuar dhe papërsosmëri të tjera në lëkurë, kjo substancë mund të ndihmojë.

Si përdoret?

Edhe pse shumica e grave fillojnë të përdorin produktet e retinolit vetë, është më mirë të konsultoheni me një specialist.

Këto preparate duhet të merren gradualisht, fillimisht 1-2 herë në javë dhe më pas rritet denduria. Dhe nëse nuk ka acarim, atëherë është e mundur të përdoret deri në 4 herë në javë. /Telegrafi/