Kullat e familjes heroike Jashari në Prekaz të Skenderajt, mbesin të rrezikuara nga shembja. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga sulmi i forcave serbe ndaj tyre, objektet në kuadër të kompleksit memorial “Adem Jashari”, ende nuk janë konservuar.
Në mars të vitit 2019 ishte themeluar komiteti ndërministror për realizimin e projektit për konservimin e këtij kompleksi, pas miratimit të ligjit në fund të 2018-ës.
Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj në emisionin “Kallxo Përnime” tha se ka ekzistuar një frikë tek të gjithë akterët se mos po bëhet ndonjë projekt “shkel e shko”.
“A me vazhdu me atë projekt që ka qenë apo me prit derisa kompania e cila e merr menaxhimin e projektit, ta bëjë një të ri. Fatkeqësisht ra ajo qeveri, erdh tjetra, që u deshën procedurat prapë prej fillimi, por edhe kjo tjetra qeveri s’mundi të bëj asgjë konkrete. Kjo qeveria tjetër Kurti mori vendime konkrete, u caktuan ekspertët për ta bërë detyrën projektuese, u caktu komisioni i ekspertëve”, deklaroi Zogaj.
Ai shpjegoi se pas kësaj, filluan procedurat tenderuese për master planin, që sipas projektit, kompleksi “Adem Jashari” ndahet në tri zona.
“Janë 450 hektarë si pjesë e kompleksit, zona e parë janë varrezat, kullat, muzeu ku ka me qenë deri te bunkeri, pjesa tjetër peizazh dhe pjesa tjetër, fabrika e municionit. Në bazë të detyrës projektuese, do të jenë një projekt i jashtëzakonshëm ndërsa nëse kërkojna fajtorin, është e vërtetë se të gjitha nga pak jemi fajtor”, tha tutje Zogaj.
Lahudin Myrtaj, me profesion inxhinier, në vitin 2000 është angazhuar nga shtabi i UÇK-së në Prekaz për të bërë një konservim emergjent të shtëpive të Jasharëve, të cilat u shkatërruan nga forcat serbe në sulmin e marsit të vitit 1998.
Sot 24 vjet pas, Myrtaj foli për herë të parë për ndërtimin e skelave. Ai tregoi se ato kanë qenë të menduara për emergjencë, pra që të ndalojnë dëmtimin e shtëpive.
“Edhe platformat e drurit po ashtu kanë qenë të vendosura për emergjencë, sa me ua mundësu vizitorëve me ec e me pa shtëpinë”, tha ai.
Myrtaj u shpreh se edhe pas 24 vjetëve, askush s’ka intervenuar që të bëhet një konservim profesional i këtij memoriali.
Ai tha se nuk ka dhënë garanci që këto skele do të qëndrojnë mbi 24 vjet.
“Këto shtëpi duheshin të ruheshin si nga faktori njeri si nga faktori kohë, Prej meje si inxhinier i ndërtimit kanë kërkuar që ta udhëhiqi këtë konservim, këtë mbulim të këtyre objekteve me këto materiale të asaj kohe, Pothuajse afër 60 ditëve kemi punuar pa ndërprerë. Nuk kam besu që 24 vjet ky kompleks do të mbetet në këtë formë”, tha Myrtaj.
Ai shtoi se në atë kohë ndonëse u kanë munguar mjetet e punës, vullneti ka qenë për ta konservuar këtë kompleks.
“Na kanë mungu mjetet, kemi punuar me mjete të thjeshta krejt me dorë i kemi punu, por vullneti i atyre punëtorëve të cilët as nuk i kam njohur, kemi punu tërë ditën edhe në at të ftohtë, deri më 3 mars është bo ky konservim”.
Ai rrëfeu edhe për idenë që kullës t’i vendosen disa platforma (dërrasa) nga jashtë, në mënyrë që vizitorët të mos hynë brenda.
“Kur kanë hyrë vizitorët brenda, edhe kanë dëmtu ngapak, kanë marr ndonjë relikt se mas lufte ka pasur gjithçka edhe është mëndu që të mbrohet edhe mos të hyjnë njerëzit brenda, por me hy vetëm tek këto platforma. Tri platforma janë dhe e kam përdor metodën e marimangës”.
Por, Myrtaj tha se sot nuk do guxonte që ta bënte punën që e ka bërë para 24 vjetëve në kompleksin memorial “Adem Jashari.
“Po nga ajo kohë është në këtë gjendje, unë s’pajtohna me këtë, por ja. S’pajtohna që të mbesin këto skele e këto punime 24 vjet. Unë kam menduar që ky konservim do të mbetet për 2-3 vite vetëm jo më shumë, bile edhe ajo më është dukur shumë, mbi dy vite s’kisha leju këtu. Këto skele as nuk duken të bukura për sy, janë të vrazhda, ka lloj-lloj vizitorësh. Nuk kisha besu që edhe druri që është përdorur për platformë do të qëndronte kaq gjatë sepse nuk është aq kualitet”, u shpreh mes tjerash ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje