LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të studioni në Cacttus Education?

Pse duhet të studioni në Cacttus Education?

Cacttus Education është shkollë e lartë profesionale e cila është lansuar vitin e kaluar, andaj edhe ka gjasë të mos keni dëgjuar për të nëse ende nuk keni vendosur se çfarë dëshironi të studioni. Por ju sigurisht që keni dëgjuar për Cacttus, kompaninëlidere në fushën e informacionit dhe teknologjisë. Cacttus, duke e parë të nevojshme avancimin e kësaj fushe si dhe mungesën e kuadrove profesionale në IT, të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e tregut, ka themeluar Cacttus Education, shkollë e lartë profesionale për informacion dhe teknologji.

Aktualisht, Cacttus Education ofron dy programe studimi:
– Zhvillues i Ueb-it dhe aplikacioneve mobile
– Administrues i rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike

Janë shumë arsye pse ju duhet të studioni në Cacttus Education, por po i cekim ndër më të rëndësishmet të cilat ju duhet t’i keni parasysh:
– Cacttus Education është shkolla e vetme profesionale për IT e cila ofron programe për studim sipas kërkesave të tregut.
– Nga dita e parë, edukimi juaj do të jetë i kombinuar me punë praktike.
– Cacctus Education do të angazhohet që studentët të përfitojnë punë praktike nga ndërmarrjet dhe kompanitë të ndryshme vendore dhe jashtë vendit.
– Stafi profesional dhe i ngritur akademikisht në institucionet e njohura në vend dhe jashtë.
– Ambientet për mësim janë të pajisura me trendet e fundit të teknologjisë informative.
– Certifikime industriale në programe që njihen ndërkombëtarisht, duke ua ofruar kualitetin e njëjtë me 10% e çmimit në raport me vendet tjera.

ICTS kredi që njihen dhe mund të barten në të gjitha institucionet e tjera arsimore vendore dhe ndërkombëtare.
Cacttus Education ka filluar me regjistrimin e studentëve, ku për vitin akademik 2017/2018 do të aplikohet gjithashtu edhe zbritje për studentë meritorë. Informohuni më shumë KËTU. /Telegrafi/